Shqipëria do të mbyllë fushatën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Anglisë. Përballje kjo që do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00.
Një takim ku vështirësia është shumë e madhe, por kuqezinjtë janë mjaft optimist për marrjen e një rezultati pozitiv. Dëshira është e madhe, por historia ka treguar se ndaj “Tre Luanëve” nuk ia kemi dalë të marrin asnjë pikë.
Në 7 duelet direkte mes tyre të zhvilluara ndër vite të gjitha për kualifikueset e Kupës së Botës, kuqezinjtë nuk kanë marrë dot asnjë barazim. Të 7 takimet janë fituar nga anglezët, madje edhe me rezultat të thellë.
21 gola na kanë shënuar në portën tonë, ndërsa ne kemi mundur të gjejmë vetëm 1 herë rrugën e rrjetës ndaj tyre. 2 herë anglezët kanë fituar përballë nesh me rezultat 5-0, ndërsa 4 herë të tjera kanë triumfuar me rezultati 2-0 dhe vetëm një sfidë ka përfunduar 3-1.
Statististikat ne sport asnjehere nuk Kane vlere pervec shitjes se lajmit. Shqiperia as qe duhet te influencohet nga keto statistika. Ne fakt ekipi duhet qe te loze si i barabarte me anglezet. Si me Andorren dhe me Angline njesoj duhet te luajne. Se cfare jep kundershtari eshte dicka qe trajneri vendos skemen sipas lojes cdo 10-20 minuta. Por kurrsesi nuk hyet me fushe me frike. Luaj ate qe di te luash.
Kemi 7 titullare me karton te verdhe. Nese marrin karton me Angline humbasin ndeshjen e playoff. Dilema eshte : Te luajme me gjithe titullaret duke rrezikuar kartona apo te luajme me skuadren e dyte duke rrezikuar nje humbje me goleade ? Ne fakt kjo ndeshje ska vlere se jemi te kualifikuar ne playoff , por stadiumi do jete plot dhe duhen respektuar tifozet. Cfare do beje Sylvinjo ???????