The Sun artikull për Brojën: Sulmuesi në shok, ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur

14 Nëntor 2025, 22:16Sport TEMA
The Sun artikull për Brojën: Sulmuesi në shok, ka ngjallur

Fitorja 1–0 e Shqipërisë në Andorra, e cila i siguroi Kombëtares vendin në play-off të Kupës së Botës, ka sjellë jo vetëm festë, por edhe momente të tensionuara për sulmuesin Armando Broja.

Mediat britanike, përfshirë “The Sun”, kanë vënë theksin tek gjendja emocionale e futbollistit, i cili u pa i përlotur pas ndeshjes, duke shkruar: “Sulmuesi në shok! Ish-ylli i Chelseat, Armando Broja, shpërthen në lot dhe ngushëllohet nga shoku i ekipit pas fitores së madhe të Shqipërisë”.

Broja u ul i dëshpëruar në pankinë pasi u zëvendësua para 60 minutave, në një moment kur ndeshja ishte ende pa gola. Pas fitores, sulmuesi nuk iu bashkua festës së ekipit, duke qenë lojtari i vetëm që qëndroi mënjanë.

Në fushë, Elseid Hysaj u afrua për ta mbështetur, ndërsa më pas u përpoqën ta ngushëllonin edhe drejtues të FSHF-së, përfshirë nënkryetarin Lutfi Nuri.

Broja, 26 vjeç, i cili këtë verë iu bashkua Burnley-t për 20 milionë paund, nuk ka arritur ende të shënojë në shtatë paraqitje me klubin anglez. “The Sun” rikujton edhe karrierën e tij në akademinë e Chelseat, 16 vitet në Londër dhe huazimet e shumta para largimit drejt Premier League.

Pavarësisht emocioneve personale, Broja është pjesë e një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar, teksa Kombëtarja kërkon të shkruajë historinë në kualifikueset drejt Botërorit 2026.

10 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Lereni djalin rehat ,ai ka nevoje per qetesi jo per media ta marre neper goje dite e nate .

    Përgjigjjuni
    1. V
      V.L

      Tifozi plak, ne bote kemi lojtare te jashtezakonshem qe i pergojojne nga menjesi ne darke dhe ata madje shkelqejne edhe me teper. Broja nese ka nevoje per psikolog i ka te gjitha mundesite ta paguaj dhe te ece perpara, por kam frike se me ate mentalitet futbollistik qe ka veshtire e shikoj. Futbolli sot eshte shume me dinamik se ne kohen qe ti ke qene tifoz i ri. Broja pa dyshim qe ka talent por ka ikur ajo kohe qe sulmuesi rrinte perpara me prit nonje top. Sot Mbape, Vinicius etj etj i ke sa ne sulm edhe ne mbrojtje dhe kur u do qejfi luajne edhe agresivisht.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Po si ka mundesi qe ai vendoset jashte pozicionit dhe Manaj eshte i padiskutueshem? Eshte jo vetem absurdited por edhe padrejtesi e shpifur.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Asnje padrejtesi. Thjesht po luan ne krah sepse nuk eshte nje 9 sic eshte Manaj. Broja ka nevoje per vetbesim e durim.Te vazhdoje te forcohet fizikisht. Minutat po i jepen ne kombtare por jo ne klub, ku mire do t'i bente aktivizimi e besimi i trainerit. Ka konkurence te Burnley , e askush nuk ta liron vendin ne formacion, te gjithe duan te luajne.

          Përgjigjjuni
    2. T
      Tifozi

      Broja , Broja , Bolja , Bolja mjaft me kete Bole , Bolja se nje hic e keni kurre nuk ka shkelqyer e sikur te kish dale i pari ne grup e ngreni ne qiell nje simulant .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lil Toronto

        Më vjen keq për Brojën

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Broja 26 vjeç??!! Silvigno duhet ta ndihmoje, me Angline duhet te jete ne fushe gjithe ndeshjen, Broja duhet perkahur, pesoi nje nga demtimet me te renda te nje futbollisti ne karriere.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nuk duhet te jeté ne kombetare

            Eshte zerooooooo nuk ka pse te jeté ne ekipin kombetar , pasi i ze vendin dikujt tjeter. Munde te jeté djale i shkelqyer , shoke i persosur , munde te jeté me i miri por per futbolle , me vjen keq por eshte kot

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Me Hungarine ne nuk kishim ASNJE fitore ne histori. Tani ke dy, e te dyja me gol te Brojes. Ne si tifoze, u duhemi lojtareve dhe ekipit KUR KANE NEVOJE, ne veshtiresi , ti perkrahim, ti ndihmojme duke u dhene kurajo e mbeshtetje. Kur jane mire, te gjithe behen tifoze... sa kollaj keshtu!

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tironc i vjeter

              Deri dje te gjithe nderoheshin me te. Tani qe nuk eshte me tek Celsi, nuk e duam me, dhe e perflasim gjiandej. Ai eshte nje djale i ri, dhe si gjithe te tjeret duhet perkrahur. Para demtimit ishte nje yll dhe ne Londer, pas demtimit nuk po e merr dot veten. Ta perkrahim, ta mbeshtesim, dhe ta brohorasim. Eshte nder me te miret shqipo ne bote, dhe ka bere mjaft per skuadren. Dhe ne kete moment te veshtire, eshte lojtari yne me i frikshem. Jo vetem Broja, te gjithe djemte duhet mbeshtetur, dhe jo te pergojohen. Cfare nuk thane per Manajn kur humbi penalltine. Beri golin ne Serbi, u be hero. Manaj dhe Broja, si dhe Hoxha jane sulmuesit me te mire qe kemi, dhe jemi me fat vertet, se nuk do arrinim aty ku jemi.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje