Daku i kërkoi rrogë marramendëse, miliarderi rus: Çfarë do të thotë që transferimi është në rrezik?

19 Qershor 2025, 10:50Sport TEMA
Daku i kërkoi rrogë marramendëse, miliarderi rus:

Mirlind Daku ka bërë prapakthehu pasi klubi i Zenit Shën Petersburg është tërhequr nga gara për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar. Sipas mediave ruse, shkak janë bërë kërkesat shumë të larta ekonomike të futbollistit shqiptar ndaj një prej klubeve më të fuqishme në kampionatin rus, që sponsorizohet nga paratë e kompanisë “Gazprom”.

Burimet e mediave ruse insistojnë se Daku ka kërkuar një rrogë që kalonte 3,5 milionë euro në sezon, me bonuse të ndryshme, për të finalizuar transferimin e tij nga Rubin Kazan. Kërkesa të cilat nuk kanë bindur drejtuesit e skuadrës së Zenit që janë tërhequr nga gara për firmën e tij.

Deklaratat një ditë më parë nga menaxheri Haris Fakiç, janë konfirmuar edhe nga miliarderi rus Aleksander Medvedev, i cili është aktualisht president i Zenit Shën Petersburg dhe nëndrejtor i “Gazprom”.

I kontaktuar nga agjencia e lajmeve “TASS” para një forumi ndërkombëtar në Shën Petersburg, ai ka shpjeguar se çdo negociatë për Dakun kishte marrë fund. “Çfarë do të thotë që transferimi i Dakut është në rrezik? Ne thjesht nuk ia dolëm të gjenim një marrëveshje me lojtarin dhe përfaqësuesin e tij. Ai nuk do të transferohet te Zenit”, tha presidenti i klubit rus, duke i mbyllur kësisoj dyert e klubit të tij sulmuesit shqiptar.

2 Komente

  1. s
    shori

    Pabreksit (ose me sakte brekegrisurit), qe papritmas u bene milionere...(???!!!) Zoti te ruajt nga "neoplluto" (i pasuruar rishtas) dhe nga kurva plake..., thone ne fshatin tim...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tope Strafulla

      Te fala Plakes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje