E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

18 Qershor 2025, 22:04Sport TEMA
E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar

Pas divorcit me Bledi Shkëmbin, hapen skenarë të rinj për trajnerin e ri që do të drejtojë bardheblutë.

Në skenë ka dalë emri i Ditmar Bicajt, i cili ishte zbulimi i Kategorisë së Parë me Burrelin, duke zhvilluar një sezon impresionues.

Sezoni i Bicajt te Burreli, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Burime të afërta konfirmojnë se trajneri ka pasur bisedime të avancuara me Federatën e Futbollit të Ugandës, për një angazhim të mundshëm në stafin e kombëtares afrikane.

Megjithatë, një ofertë nga Tirana do ta tundonte Bicajn për të nisur një projekt ambicioz me bardheblutë.

Presidenti Refik Halili e vlerëson trajnerin Bicaj për sezonin e tij mbresëlënës te Burreli.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Tiranën dhe trajnerin Bicaj.

Lini një Përgjigje