Dëmtohet Gjimshiti dhe humbet ndeshjet e Kombëtares, fraktura e lë jashtë fushës për 2 muaj

23 Gusht 2022, 13:24Sport TEMA

Dëmtohet Gjimshiti dhe humbet ndeshjet e Kombëtares, fraktura e

Qendërmbrojtësi pati një problem fizik në çastet e fundit të ndeshjes me Milanin pas një përplasjeje me Origin me sulmuesin belg që e goditi 29-vjeçarin i cili la fushën e lojës për t’u zëvendësuar nga Okoli.

Qendërmbrojtësi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që zbuluan një frakturë në një nga kockat e kërcirit të majtë të Gjimshiti me këtë të fundit që parashikohet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 2 muaj që do të thotë se nëse konfirmohet kjo prognozë, Gjimshiti do të kthehet në fushat e lojës në fund të muajit tetor

Në këtë mënyrë, Gjimshiti rme shumë gjasa do të humbasë dy ndeshjet e Kombëtares për Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit që do të luhen në 24 dhe 27 shtator.

Ndërsa në Serinë A ai ka shumë të ngjarë që mungojë në 9 sfida  mes të cilave ato me Romën, Fiorentinën dhe Lazion. Ndërkaq, Berat Gjimshiti ka nisur  fazën e kurimit të parashikuar në programin e riaftësimit të tij

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Futbolli dhe kompeticionet e tjerra në përgjithësi kërkohet të jesh i vemendshëm nëse do karrierë afatgjatë.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roland

      Ç'i duhet kombëtares ky. E patë se si e kishte shkruar emrin e tij në fanellën e Atalantës. Fillonte me DJ......

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje