
Luiza Gega, atletja shqiptare u shpall disa ditë më parë kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Europianin e zhvilluar në Mynih të Gjermanisë.
E arta e parë shqiptare në këtë aktivitet meriton të gjitha nderimet, me institucionet shtetërore që kanë zhvilluar edhe cermoni zyrtare. Sot, në ambientet e kryeministrisë, Edi Rama ka pritur kampionen shqiptare.
Kryeministri i vendit i ka puthur duart Luizës, me Gegën që dukshëm ka qenë e emocionuar për këtë rezultat. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë ministra dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare, duke falenderuar Luiza Gegën për ngritjen e flamurit shqiptar.
Në fjalën e rastit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka thënë se Luiza Gega meriton çdo shpërblim për medaljet, ndërsa ajo është e punësuar edhe te Forcat e Armatosura të Shqipërisë, njëjtë si kampionët e tjerë të Shqipërisë në sport. Për këtë, Kushi ka thënë se me ligjin e ri, Gega do marrë gradën “Kolonel”.
“Sot kemi një kuadër të ri ligjor, që është përafruar me atë Evropian. Sot kemi më shumë investime, stadium, parqe olimpike, pista. Kemi bashkëpunim mes federatave, qeverisë dhe KOKSH.
Luiza, Brikeni, Suli dhe shumë të tjerë gëzojnë statusin e sportistit elitar. Luiza është pjesë e forcave të armatosura. Për herë të parë do kemi grada onorifike edhe për pagat nga ministria e Mbrojtjes, që vlerëson sportistet. Pas këtij ligji, Luiza do meritojë gradën “kolonel”.
Luiza njësoj si sportistët elitarë, meriton shpërblim për çdo medalje dhe çdo rekord. Në 2022 janë dhënë 44 shpërblime jo vetëm për sportistët por edhe trajnerët”, tha Kushi.
Eshte nji vleresim qe duhet ti behet cdo sportisteje te nji Niveli te tille si Kampione Europes , me forcat e veta ,te pamjaftueshme per te arritur nji Sukses te ktyre permasave ,Kampione Europe ,por qarte nji Shpirt Luftarak qe flet qarte per ate qe Luiza pefaqson Shqiperine . Ministrja Kushi tregoj edhe njiher se pasioni arritjet ,kerkojne mbeshtetje dhe se me llap do ishte shume pak . Nji arritje kerkon shperblim ne Miljopna .Rrespekt zonja Ministre
Të tërhiqet nga sot nga ky sport se nuk do fitoj më.
Boll ti o mut muti
Pse genjeni qe ka pista vrapimi!! Ate piste qe kishte stadiumi qemal stafa e zhduket me gjithe dhomat e sportisteve dhe e bete dyqane! Plehra qe genjeni pa pike turpi!!