200 milionë shpërblimi që i takon kampiones së madhe, ‘të një realiteti të vogël’  

22 Gusht 2022, 19:55Sport TEMA

200 milionë shpërblimi që i takon kampiones së madhe,

Nga Aranit MuraçiNë garën e atletikës së Europianit për femra, në 3.000 metra me pengesa, në një sport ndoshta të  vogël (jo aq popullor sa futbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi) ndodhi një ngjarje e madhe historike, nga një sportiste pak e madhe që i përket një realiteti sportiv të vogël, jashtë radarit të atletikës botërore: Shqipërisë.

Ajo është Luiza Gega, 33 vjeçe (34 mbush në nëntor), e cila shkroi një faqe të madhe në historinë e sportit të atletikës dhe sportit shqiptar. Është në fakt medalja e parë e artë në historinë e atletikës së femrave shqiptare, dhe e dyta pas asaj të Izmir Smajlaj, i cili fitoi medalje të artë në kërcim së gjati, në Europianin e ambienteve të mbyllura në Beograd, në 2017. Në peshëngritje kishte arritur pak kohë më parë edhe Briken Calja të shpallej kampion Europe. Janë emra të tjera, shembuj të pastër pune, talenti, sakrifice dhe krenarie kombëtare.

Luiza Gega, natyrisht, nuk mund të quhet surprizë për suksesin e fundit, sepse doli këtë vit e pesta në Botëror, fitoi dy medalje ari në Lojërat Mesdhetare dhe u shpall kampione e Ballkanit, por nga mënyra se si u zhvillua gara e Mynihut, fitoi sërish ajo, forca, talenti, puna, motivi dhe pasioni për të bërë realitet ëndrrën, pavarësisht vështirësive dhe faktit që ishte e pabarabartë dhe e pafavorizuara mes të gjithë të tjerëve. Fundi një gare si ai i Europianit dhe emocioni që dhuroi ishin shpërblimi i merituar i një dekade plot sakrifica.

Luiza Gega u zhgënjye shumë kur i mohuan të drejtën e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Londër 2012, vit kur ajo sapo kishte arritur rezultatet e para premtuese, megjithatë mbajti flamurin e ekipit tonë olimpik në Lojërat e Rios dhe mban rekord kombëtar në të gjitha distancat nga 800 metra deri në garat e maratonave. Ajo në një dekadë hasi një mijë vështirësi për të gjetur një pistë, për t’u stërvitur. Nuk kishte asnjë pistë atletike të denjë për këtë emër të madh në Tiranë. Që nga viti 2016, Luiza Gega dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi janë detyruar të stërviten në parkun e liqenit të Tiranës, në mes të vrapuesve të zakonshëm të fundjavave, apo në Elbasan Arena, e cila ka një pistë atletike, por jo të gjithë infrastrukturën e nevojshme. As kjo nuk e demoralizoi. Ishte nga të paktat sportiste, që nuk kërcënoi me largim nga vendi.

Dhimbja dhe zhgënjimi që ajo përjetoi para Lojërave Olimpike “Londër 2012” iu kthye një dekadë më vonë në forcë. Falë kësaj force, Shqipëria shkroi emrin e saj me germa të arta në zemër të Europës, duke u ngjitur bashkë me atleten Luza Gegën në majë kontinentit dhe duke lënë pas saj vende jo pak të vogla dhe aspak të barabarta si Gjermania, Anglia, Polonia dhe Turqia.

Luiza Gega është rikthyer sot në Shqipëri nga Mynihu si kampione e Europës, dhe tha. “Mezi pres të takoj familjen time, nuk kisha mundësi të takoja as mamanë time. Nuk mundesha dot të lija stërvitjen në mal për këtë ëndërr. Nuk do të doja të zgjidhja asgjë tjetër për këtë gjë. Jam shumë e lumtur që sot u shpërblye çdo sakrificë e imja.”

Sipas legjislacionit në fuqi të sportit, Gega përfiton 40 milion lekë shpërblim si kampione e Europës dhe 60 milion për rekordin evropian, që vendosi në garë.

Vendi i pestë në Botëror i siguron asaj një shpërblim prej 1 milioin lekësh, ndërsa vendi i katërt (të cilin e pretendon pasi mund të s’kualifikohet një nga fituesit) e ngre shpërblimin në 3 milion lekë. Po këtë vit me dy medalje ari në garat e Mesdheut (3 milion), kampione e Ballkanit (15 milion) dhe 3 herë ka thyer rekord Kombëtar gjatë  këtij viti (nga 2 milion lekë shpërblim), duke përfshirë edhe shpërblimet nga klubi dhe bashkia e Tiranës, Luiza Gegës, sipas ligjit të sportit, i takojnë rreth 200 milion lekë të vjetra shpërblim për sukseset e vitit 2022. Pas pritjes sot në Rinas nga dy ministra, ai i Sportit dhe i Rinisë, Luiza Gega do të pritet nesër nga kryeministri i vendit, ku do t’i komunikohet edhe shpërblimi që ajo meriton.

Veç famës dhe këtij shpërblimi të merituar që shpresohet të mos i vonohet, Luza Gega, duhet të promovohet nga shteti shqiptar si modeli i duhur që duhet ndjekur nga brezi i ri, bashkë me të tjerë djem e vajza të talentuara e punëtorë si ajo.  

40 Komente

  1. P
    Po

    Kampione e Evropes dhe rekordi i thyher duhet te jene te pakten 200 mij euro. Shpresoj te ndryshohet ligji. Megiithate merr edhe nje rroge si ushtarake.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Vajzes i takojn 1 Milion dollare, se na dha nje Medalje te Arte ne Atletike qe ne nuk kemi per te marre dot me te tille Por kjo Qeveri e hajdutit Rama i ka parate per Inceneratoret, se nga ata kalon ato pra e i fut tek xhepat e Rames ndaj dhe

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arianiti

        ne kohen e hajdutit Sali shurra apo tjetrit Ilir kokelopa sportisteve nuk u jepnin as nga 100 euro ...

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceni

          Si e llogarit njemilionshin, ti o trim. Apo si kundershtar i Rames? Rendesi ka qe shteti ka caktu nje cmim dhe e jep ate. Masa varet nga fuqia e shtetit. Ti qe e ndike fort arritjen, hidhi ca milion per Luizen se me llafe jepi te gjithe patriot.

          Përgjigjjuni
        2. l
          luiza

          Qelbesirat hajdute te qeverise shqiptare duhet te kene turp e as te mos afrohen Luizes!!!!! Ata nuk kane kontribuar ne asgje, pervec se e kane degjeneruar, vjedhur dhe turperuar flamurin qe ngre Luiza!!!!! Luiza nuk duhet ti pranoje ata tani, as doren te mos ia jape !!! LUIZA, NESE DO TE KISHTE, DUHET TE NGRINTE NJE FLAMUR TE VETIN, TE PASTER, QE TREGON PUNEN DHE PERPJEKJET DHE NE FUND ARRIJTJET. LUIZA KER PERMENDET PRANE EMRAVE TE NDYRE, I TURPERON EDHE ME SHUME

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Ahahahaha o fake luiza, po ja qe luiza e vertete do takohet me ramen neser e jo me foltoren hahahaha. Ju jeni çmendur pz. Turfulloni tere diten dhe ashtu ju pafsha

            Përgjigjjuni
          2. H
            Haha

            Haha 200 ml të vjetra Sali Berisha, Ed Rame Turke Erdoganit, dhe ilir spiun i vjedhin për çdo dite që rrine në pushtet. Dhe neve si njerze dhe kombe veq na turprone para botes. Por si do qofte puna më mire Pak se hiqe

            Përgjigjjuni
          3. B
            Bujar Kanapari

            Tani, nuk e ka me emrin Luiza Gega, por Shqiponja e Arte. Z. Kryeminister, ule pak gersheren per rruget me cilesi te larte, dhe shperbleje kete Shqiponje ashtu sic e meriton, ndoshta jo sipas ligjit, ka dhe mundesi tjera mbi ligjin.

            Përgjigjjuni
            1. 1
              19

              Shtet brek grisur se i takon 1 miljon € per ate qe ka ber se eshte rast unik nje atlete e vetme ndodhet nga shqioeria dhe fiton medaljen e arte .per kte arsye duhet ti japin .

              Përgjigjjuni
              1. t
                tifozi

                Bravo Luiza, na bere vertet krenar me flamurin tone te hedhur kraheve te tu. E meriton jo vetem 200 miljonshin, por edhe shume me teper. Meriton ne rradhe te pare te ngrene nje kamp stervitje, posacerisht per ty dhe atlete te tjere qe synojne rezultate boterore. Jane keto lajme qe duhet te jepen ne mediat tona, qe ti behen jehone arritjeve te njerezve tane te mrekullueshem dhe jo lajmet limonade te femrave qe konkurojne per bythet dhe cicat me te bukura, pa folur per publikimin e krimeve ordinere qe gjenden ne cdo gazete.

                Përgjigjjuni
                1. W
                  WTF was that?

                  Ngelet duke numeruar parate e botes o njerez te perendise .hallall i paste se ka sakrifikuar rinine .

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nena

                    Te thuash vetem “ Bravo”! E “Te Lumte!” eshte shume pak. Por kur del nga thellesia e zemres se qindta e mijra nenave shqiptare qe deshirojne qe vajza t dhe djemte e tyre te te ngjanin Ty sadopak , beso me, qe eshte Shume. Ti je model I te riut me positiv te kohen sone. Si prind te adhuroj!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aleksander

                      Mos i tregoni plakut mere se vdes nga inati Mos i tregoni spiunit metaj se i kerkon 7% Liza Geges.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tironci

                        Rrespekt per luiza gegen i meriton 200 milion lek se ka djersitur dit nat me vite , rrespekte Luiza je krenari komtare.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Keli

                          Me mund e djerse çurg haben er vite me vite me radhe fitohet lek i paket, me kurvlliqe ordineresh me shume ,ndersa me kurvlleqe politikanesh fiton aq shume sa s’di ku ti çosh leket.

                          Përgjigjjuni
                          1. ?
                            ????

                            Kush eshte ajo mbrapa Luizes qe e ka bere surratin si bythe ?

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edi

                              Duhet marrë patjetër si shembull për brezin e ri. Idealizem, forcë, atdhedashuri, sakrifica, sport është ajo që brezat e rinj kanë nevojë me shumë se kurrë dhe L. GEGA i misheron këto virtyte. Bravo dhe respekt! Ministre ta bëjë dhe lekë po se po se i ka më gjak dhe me djersë.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Realisti

                                Te shperblehet si model i shpirtit sportist, vullnetit dhe krensrise qe i dha te gjithve.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  David

                                  Tipike shqiptare tu bësh llogarinë të tjerëve. Urime Gegës që I mbyti të gjitha të tjerat që ishin më reja se ajo.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardan

                                    I lumte Luiza Geges dhe mendoj qe shperblimi prej 200 000 dollare do te jete nje sadisfaksion per mundimet dhe sakrificat e kesaj atleteje te madhe, qe e ka ngritur lart emrin e Shqiperise ne arenen nderkombetare!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      I drejti

                                      Nuk ka thyer rekord Europe o njerez.Luiza ne ate gare nuk kaloi as rekordin e saj personal. Mgjt ishte fantastike

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        Universi shprsa ime

                                        Gazetar plera , flisni me lek tē vjetra a thu se kushedi ndersa per vjedhjet e politikanve me euro

                                        Përgjigjjuni
                                        1. j
                                          jorgaqi

                                          Populli ska buke ju thoni 200milion leke. E pse ca beri? Me mire te vij ne Greqi ku do kete respektin e duhur.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Cudia

                                            O Aranit Muraç gazetar copë copë. Na çatë trapin me lekë të vjetra. BOLL ME SHEKULLIN E KALUAR O INJORANTËR!! Janë 20 miljonë dhe jo 200 miljonë. A dini të lexoni numrat e printuar në kartëmonedha?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. l
                                              leku

                                              O gazetar. Një herë lekët i shkruan më të reja dhe herën tjetër me të vjetra. Me të reja shkruhen në çdo rast o gazetar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Asd

                                                Duhet ti jepet edhe nje pension i perjetshem te pakten ne nivel deputeti. E marrin shume "karafila" ne kuvend qe nuk bejne asgje. Respekte per kete vajze qe guxoi te synonte dhe ia arriti nje qellimi kaq te larte.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Adem Jashari

                                                  Lart e me lart shqipe. Mbas teje do te vijne shqipe te tjera ,sepse do vazhdosh te jesh nje thesar per Kombin dhe nje nje nene e mire per brezat e sportisteve qe do edukosh ne disiplinen tende sportive dhe do te ndjekin shembullin tend.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kurjozi

                                                    Lexoj shume komentues qe te entuziazmuar nga patrotizmi sportiv japin mendime se sa para duhet ti japi shteti Luizes. Jam kurjoz te di se sa para do te jepnin nga vetja per Luizen sepse te prishesh paret e tjetrit eshte kollaj . Sigurisht paret e shtetit jane edhe tonat por ti vete nga portofoli yt sa jep ?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kurjozi boleve te mia

                                                      Shteti po i qin robt pareve po harxhohen miljarda ne dite per disa politikane turishtremet dhe per shurrat qe mbajne dashnore. Keshtuqe mos i qaj hallin shtetit or koqe se aq sa vjedh ky shtet ato 200 milione i ka therrime buke

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. I
                                                        I pa bole

                                                        Të lumshin bolet,o bole madh! Këtu në vëndin e boleve,po the të drejtën,të presin bolet!

                                                        Përgjigjjuni
                                                    2. Çekiçi

                                                      Shqiperisë i duhen LUIZAT dhe LUIZET Shqiperisë nuk i duhen maskarejt vrasesit hajnat kriminelet spiunet si Sala dhe Iliri

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Turni i III

                                                        U cua redaksia nga gjumi? Komentet po presin.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. m
                                                          mara

                                                          Me punene e saj, pa patronazhuar askend. Plot dinjitet, model frymezimi. Ju faleminderit znj. Gega.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. r
                                                            reti11

                                                            Gocë gjigande! Të uroj: lart e më lart!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              EHS

                                                              Kjo qeveri la vendosur me VKM per here te pare shperblimet ne lek per sportistet qe fitojne medalje

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Korabi

                                                                Bravo Luiza. Tuj punu e jo tyj lyp ja dole mbane sic eshte motoja e Dibraneve. Te pershendesim anembane!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. D
                                                                  Demotakercita

                                                                  I lumte Luizes qe rregjistroj emrin e Shqiperise ne arritjet e atletikes Europiane e boterore.Kjo fitore eshte edhe me e bukur per kushtet ne te cilat stervitet,ku ne Shqiperin "demotakercita" nuk ka asnje stadium qe te krijoi kushte.Para 1990-tes te gjithe stadiumet Shqiptare ishin me pista.Sot ata stadiume i sherbejne vetem footbollit primitiv qe nuk konkuron dot as meIshujt Faroe e me Gjiblartarin.Edhe njehere "BRAVO" Shqiptares qe na beri krenar.Sa per gazetarin e "pa kulturuar" qe vazhdon te flase me monedhen e para 1964-es do ti thosha te mesoj te lexoj numrat mbi kartmonedha dhe te mos bej hesapin e botes.Shteti ka ligje dhe ato duhen zbatuar.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. D
                                                                    Daja prej Dibre

                                                                    Le te themi 200 mije dollar qe njerezit te mos hallakaten ... Jane shume pak shume pak shume pak per nje Kampione Europe si Luiza te cilen po e ndjek me kete rast ne intervistat e saj dhe ka cilesi njerezore te mrekullueshme pervec si sportiste e talentuar... Merite ka gjithe stafi vecanerisht tranieri por Luiza eshte kampione Ajo vrapoi sikur te kishte shtate zemra , Ajo la pas atlete me pervoje e kapacitete boterore , Ajo beri qe komentatoret e televizioneve boterore per rreth 10 minuta te bertisnin e therrisnin ALBANIA,...... ALBANIA..... ALBANIA !!!!!, Ajo i dha nder flamurit tone duke e hedhur kraheve Ajo beri te dridhen zemrat tona .. Ajo na beri te derdhim se bashku me te lote gezimi qe edhe tani qe po shkruaj nuk me jane thare akoma Bravo Bravo Bravo Shperblimi ..... Mirenjohje e krenari pa kufi OKAY ... POR ne kohet qe jetojme Ai financiar ka vend qendror... 200 mije Dollar jane sh pak 2 Milion Dollar do te ishin te merituara ... PLOTESISHT TE MERITUARA !!!! Nqs nuk justifikohet me ligj biznesmenet ( " oligarke" qofshin ata) te bejne dicka nuk besoj se demtohen perkundrazi " pastrohen" PRA TI PLOTESOHEN VAJZES 2 MILION DOLLAR ESHTE GJEJA ME NORMALE PER NJE KAMPIONE SI AJO VAJZE SHQIPONJE QE NA BERI KRENAR TE GJITHEVE ..... Vo :200 mije dollar eshte gjysma e rroges vjetore te nje biznesmeni te vogel apo gjysma e rroges vjetore te nje mjeku ne Amerike .. Te kuptohemi po te ishte ne Amerike Luiza do merrte 20 milion Dollar po gjithesesi per kete Kampione te mos pushoje propoganda qe ajo te shperblehet jo me shuma qesharake ............ Luiza eshte mrekullia shqipetare .....

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. V
                                                                      Virusi

                                                                      Daje, mlidhe mendjen. Mos na trego ameriken dhe sa leke meriton ajo. Luiza Gega ka vrapuar per vete, per pasionin e saj per atletiken. Nuk besoje se Luiza vrapon per leket, si mendoni ju. E shikoj shpesh ate vajze duke vrapuar nga liqeni tiranes, kur qindra te rinj e harxhojne kohen ne kafenete buze liqenit, eshte e vecante. Leket do merren, do harxhohen dhe do harroen. Ndersa emri saj ne listen e kampioneve evropiane do jete i perhershem. ????????????????

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. E
                                                                      Emigrantja

                                                                      Ishallah tja japin leket qe I takojne se me kete shtet qe kemi ne japin shum premtime dhe ne funde azgje

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje