Verdiktet e javës së parë të Superiores: Debutuesit nisin me fitore, Laçi ekipi që bind më shumë

22 Gusht 2022, 14:30Sport TEMA

Verdiktet e javës së parë të Superiores: Debutuesit nisin me

Është mbyllur java e parë e “Abissnet Superiore”. 5 sfidat e para të këtij sezoni prodhuan emocione dhe rezultate surprizë, ku nuk mungua as golat spektakolarë.

Kështu, java nisi në Kukës ku vendasit u përballën me kampionët në fuqi të Tiranës. Nuk kishte fitues në takmin hapës të “Abissnet Superiore” me të dyja ekipet që ndanë nga një pikë në fundin e ndeshjes.

Ditën e shtunë Erzeni debutues mposhti Vllazninë me rezultatin minimal 1-0. Të besuarit e Xhevahir Sinanit fituan falë një supergoli nga Alan duke dalë me pikë të plota nga ky takim. Nga ana tjetër zhgënjen Vllaznia që nuk grumbullon dot pikë në sfidën hapëse të Superiores.

Me pikë të plota nga java e parë del edhe Partizani që mposhti në frymën e fundit Egnatian. “Demat” përmbysën Egnatian me rezultatin 2-1 dhe kanë bërë një nisje të mbarë të këtij edicioni.

Java ndërkohë u mbyll ditën e diel me dy sfidat Laçi-Teuta dhe Bylis-Kastrioti. Kurbinasit bindën me lojë përballë Teutës dhe tregojnë se këtë sezon do të luftojnë për diçka më shumë.

Me këmbë të mbarë e nis edhe Bylis që fiton në ndeshjen debutuese përballë Kastriotit 2-0. Megjithatë, vëmendjen në këtë takim e mori Kastrioti me problematikat që kishte për dokumentacionin e lojtarëve të afruar. 

Lini një Përgjigje