Kampionia e Europes Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: Krenare që përfaqësoj ngjyrat kuqezi!

22 Gusht 2022, 11:37Sport TEMA

Kampionia e Europes Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: Krenare që

Kampionia e Eruopës në 3000 metra me pengesa, është pritur në një ceremoni nga Ministre e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Luiza Gega shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila u ngjit në majën e Europës.Kushi ka përshëndetur atleten shqiptare, e cila ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme ndër vite.“Këtu jemi për modelin që përfaqëson Luiza, që frymëzon të gjithë të rinj”, tha Kushi.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Ndihem shumë e vlerësuar. Kam shumë vite që punoj dhe jam krenare që përfaqësoj ngjyrat e vendit tim. Sot jam më shumë krenar se kurrë.

Derdha lot sepse mu kthye koha pas, sepse tregova se mund t’ia dalim nëse punojmë fortë edhe pse jemi një vend i vogël.

Falënderoj të gjithë, pasi diçka ka ndryshuar edhe me ligjin e sportit. Shpërblimi që merret, ndihma nga bashkia e Tiranës, ka bërë që të vijë kjo medalje. Uroj që të rinjtë shqiptarë të motivohen për t’ia dalë në të ardhmen”, deklaroi Luiza Gega.

1 Komente

  1. B
    Bureto

    E pra nuk thone kot qe i vogel eshte edhe floriri, po eshte flori. Shiheni Luizen si ngjan me ata qe e rrethojne, por asnje nga ata nuk eshte nje Luize në fushat e tyre. Ministresha Kushi, jepini Luizes jo sadaka, por te tera ato qe meriton plotesisht! Per mua edhe "Nderi i Kombit", e meriton, kur kete titull e kane marre sot jo pak anonime qe i ka "shperblyer" kushedi se per çfare motivesh me bollek, Like Metaj apo Nishani i ndjere. Cilet nga ata "Mjeshtar te Medhenj" apo "Nderi Kombit", e kane shpalosur kaq shume, ne pode nderkombetare apo europiane, flamurin shqiptar dhe i ka dhene emer Shqiperise kaq sa Luiza e vogel?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje