Suksesi historik i Luiza Gegës, bilardisti shqiptar Eklent Kaçi reagon ashpër: Po unë nuk meritoj respekt?

21 Gusht 2022, 13:29Sport TEMA

Suksesi historik i Luiza Gegës, bilardisti shqiptar Eklent Kaçi

Suksesi historik i Luiza Gegës, me atleten shqiptare që u shpall kampione Europe në mbrëmjen e djeshme bëri jehonë në rrjetet sociale, me 33-vjeçare që mori urime publike nga figura të shquara të botës së sportit dhe politikës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi i cili me anë të një postimi në “Instagram” ka uruar Luizën për fitoren, por dhe ka shfrytëzuar këtë postim për të shtruar një pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama se pse arritjet e tij nuk janë vlerësuar si në rastin e atletes dhe pse ai është shpallur kampion Europe dhe Bote duke përfaqësuar Shqipërinë.

“Shumë urime Luiza Gega kampione Europe.

Unë kampion Bote, kampion Europe duke përfaqësuar Shqipërinë me shpenzime personale.

Edi Rama, po unë nuk meritoj respekt? Apo bilardo.”, është shprehur Eklent Kaçi.

16 Komente

  1. I
    Ilir

    Patjeter qe meriton respekt, dhe ke te drejte te ngresh zerin lart

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Ke shume te drejte, por kjo nuk mund te ndodhe vetem se ngre ti zerin. Kete duhet ta bejne shoqatat apo Federata ku ti mund te jesh i perfshire, si individ apo si disipline sportive. Media gjithashtu ka rol te madh, por brenda saj sidomos gazetat dhe emisionte eksluzivisht per sportin. Per ndryshe do jesh ne ze ne shkretetire. Se ja psh, une si qytetar dhe sportdashes, sot po degjoj per ju. Nese do kishte lajm per sukseset tuaja do te emocionohesha dhe gezohesh njelloj si per Luizen dhe per cdo sportit apo skuader qe perfaqeson dhe nderon Shqiperine, duke ngritur lart flamurin tone ne podiumet europiane dhe boterore. Gjithsesi ti vazhdo se, edhe nga shteti shqiptar, nje dite sukseset e tua do te vlerosohen.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Do shpetoje Shqiperia nje dite

        Bureto, Respekte. I nderuar, si Mali Bureto, të cilin me krenari e ke zgjedhur si emer. Koment serioz, me vlera, i nje njeriu te ekuilibriar, i edukuar me shumë shumë nga familja se sa nga shkolla, dhe me intelligence natyrale qe lind me njeriun. Thashe i edukuar nga familja, sepse njerezit qe presin të edukohen nga shkolla mbesin çyryk. Shkolla të jep profesion dhe kulture, jo edukate. Çdo njeri qe ngre flamurin shqipetar kudo ne bote, dhe ngre lart emerin Albania, meriton respekt. Ketu ne Angli bilardo (e tipit snooker) është shumë popullore, por si duket kryeministri yne është shumë i gjatë per te luajtur bilardo, dhe nuk e vlereson. Kjo, Jo per të share si idiot Edi Ramen se është i gjatë, si rrumpallat e Saliut, por per të venë ne dukje nje nga mangesite qe ka kryeministri yne, midis të tjerash, se nuk ka vetem nje. Madje kjo është me e pakta. Fantazite 3D qe i sheh ne enderr, nuk duhet t'i rrezoje pamjen dhe të mos shohe se Shqiperia nuk ka vetem shqipetare qe thone si zorraxhinj "Po, Zoti Kryeminister". Nuk ka vetem shqipetare zorraxhinj ne Shqiperi. Ka me shumë shqipëtare me dinjitet se sa zorraxhinj, por zorraxhinjte dalin nevradhe të pare sepse nuk kane frike ta shesin dinjitetin. Dhe Rames, Metes, apo Saliut u pelqejne këta zorraxhinj qe thone troftë Saliu, Rama, Meta, Hosanna Barabba, edhe kur pjerdh lideri historik. Si rrejedhoje Buretot, Nemerçkat, dhe Shendëllitë e Shqiperise, me dinjitet malesh, nuk gjejne vend per të treguar veten e tyre. Edhe nje here respekte.

        Përgjigjjuni
    2. B
      Beni

      Ka te drejt bravo por esht faji dhe i mediave qe nuk te permendin fare.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato

        Pa asnje diskutim qe ke te drejte Eklent, por ketu nuk e dine qe bilardo eshte sport elitar!? E kush nuk e njeh ne bote Sullivan? Fajin e kane dhe mediat, nuk ka gazeta sporti. Edhe nje qe eshte, Panorama sport, shkruan 100% per futboll dhe rralle here per sportet e tjera, por kurre per bilardo.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LORA

          Sot e mesoj qe paskemi kampion Bote dhe Europe ne bilardo.Respekt shume per Eklent Kacin. Shteti duhet te jete serioz dhe i barabarte ne mbeshtetjen morale dhe financiare te talenteve qe i japin Shqiperise medalje ne kompeticione internacionale.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sefer Daja

            Patjeter që meriton respekt,por fatkeqsisht ti luan ate sportin ku futen topat mrena dhe ngel shkopi jasht! Kurse z.Rama luan ate "sportin" që fut "shkopin" brenda, e "topet" i le jasht! Pra, dhe ktu KM-ja e ka me t'futme!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Durrsaku

              Hahaha...sa kam qesh????????????

              Përgjigjjuni
            2. X
              XhaJaho

              Me duket se ky genjen, kerkova ne Googel dhe nuk e pashe kerkun emrin e tij si kampion Bote dhe europe ne Bilardo, Ai mund te kete qene ne aktivitete te rendomta dhe na i servir se evente nderkombetare europiane apo boterore

              Përgjigjjuni
              1. A
                Astrit Bllaca

                Qenke injorant ne kete fushe o xha Jahu :p Eklenti ka qene nr 1 ne renditjen boterore kur ishte vetem 18 vjec dhe aktualisht eshte ne 10 me te miret e botes. Do e kesh google e prishur

                Përgjigjjuni
              2. s
                shpresa

                Kur sporti ngelet sport e meriton te duartrokitesh .dhe te permendesh .por mesazhi qe percjell ky sport ben ndryshimin dhe e con shoqerine ne nje drejtim te caktuar . Ky nuk eshte problemi jot por problemi i sportit qe ti ndjek .URIME LUIZA GEGES dhe nje here

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Umor Isti

                  Mbete gjithe diten ne bilardo, mor djale. Ndonje pune nuk di te besh?

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TURIEMIGR

                    XHA JAHO EKZISTON NE GOOGLE PO SE NE CFARE BILARDO S, ARIJ TA KUPTOJ ME TE CUNGUAR GOOGEL SHQIPTAR SKAM PARE DO TE MARESH INFORMACIONNPER NDONJE PERSON PER VEC EMRIT SMER VESH ASGJE SE I KUJT ESHTE ME KE ESHTE MARTUAR CFEMIJE KA ETJ ETJ SI GJITHE BOTA I UROJ FAT POR MOS QOFSHA GABUAR KETA JANE LOJTARE PROFESIONISTE DHE NUK FUTEN NE NE LLOJIN E SPORTEVE. QOFSHA I GABUAR TE UROJ LART E ME LART PATRIOT!

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Elio Gora

                      Ore futuni njecike ne googel dhe shikoni qe shqiptari Danjel Dardha eshte kampion Europe dhe Bote ne shah dhe banon ne Belgjike.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ehee

                        Respekte Eklent! Heren tjeter Beni ndeshjet ne stadium ose …. Dubai qe te te shohe media dhe te te njohim edhe ne.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trotski

                          Je me te Drejten e Zotit

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje