
Ndalet Milani, dëmtohet Gjimshiti. Nuk ka fitues në Bergamo ku Atalanta ndali 1-1 kuqezinjtë në tentativën për të regjistruar fitoren e 9 rresht në Serie A duke llogaritur edhe sezonin e kaluar.
Nga një gol në çdo pjesë, fillimisht me Malinovskyi dhe më pas një rrjetë çliruese e Bennacer që riktheu në lojë Milanin edhe pse kuqezinjtë kontrolluan gjithë pjesën e dytë.
Nuk shkuan më shumë se 1 pikë kampionët që ndalen në transfertën e vështirë të Bergamos ku Berat Gjimshiti la fushën e lojës duke çaluar në minutat e fundit.
Një lajm i keq edhe për Edoardo Rejën që shpreson ta ketë të gatshëm për dy sfidat e shtatorit me Izraelin dhe Islandën.
Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme Napoli kaloi 4-0 Monzan ndërsa Empoli dhe Fiorentina u ndanë në barazim pa gola. Bologna-Verona u mbyll me rezultatin 1-1.
Lini një Përgjigje