
"Ëndërroja shumë medaljen dhe vërtet besoja se do ta fitoja. E kam imagjinuar shumë gjatë stërvitjes. Imagjinoja çdo moment, çdo pengesë. Kur erdhi xhiroja e fundit dhe pashë që ende kisha forcë edhe nëse kundërshtarër do më afroheshin do e realizoja. Në 100 metrat e fundit pashë çdo gjë kishte mbaruar dhe përjetova emocionin e jashtëzakonshëm. Mu kujtua sa mund e sakrifice.
Më është dashur të jetoja larg familjes pjesën më të madhe në male për të realizuar ëndrën dhe përfaqësuar flamurin kombëtar" tha kampionia e Europës, Luiza Gega në një prononcim për median pas ceremonisë së pritjes në aeroportin "Nënë Tereza"
Fitoren e medaljes së arit në "Europiani i Atletikës Mynih 2022" nuk e quan rastësi por fryt i një pune të palodhur disipline dhe rezultateve ndër vite.
"Rezultatet e njëpasnjëshme, përmirësimet e rekordit kombëtar. E dija që mund tia dilja, që mund të arrija sepse ishte dhe koha më e mirë në Europë dhe isha pretendentja kryesore. U mundova të bëj një garë strategjike. Të marr kryesimin dhe jam shumë e lumtur që ia dola" tha Luiza Gega.
Një falenderim të veçantë nuk mund të mos shkonte për trajnerin Taulant Stërmasin dhe ata që e kanë mbështetur dhe financiarisht.
Luiza Gega, kampione Ballkani, rekorde kombëtare, kampione Mesdheu "së shpejti pret të jem e katërta në botë nga vendi I pestë.
Për mbërritjen në Shqipëri të kampiones së Evropës në atletikë, Luiza Gega sot u organizua një ceremoni në aeroportin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi, Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli, etj.
Luiza jone doli kampione Luiza jonë doli kampione Me shumë djersë ti u bone Punë shumë dite e natë Që arrite deri në majë Në Gjemani ti shkelqeve Emrin tënd ti e lartësove Me titullin kampione Europe Me medalje ari ti u vlerësove Ti për ne je krenari Valëvite flamurin kuq e zi Gjithe botes i tregove Porsi shqiponje ti fluturove Të na behet dhe mësim Për çdo njeri që ka qëllim Nuk ka gjē që ta ndaloje Ate që don ta fitoje Faleminderit Luizë je nderi i kombit
Luiza Gega I sjell Flori Shqiperise e jeton me qira,Ilir Meta Fuksi i vjedh Flori Shqiperise e ka Vila kudo.Zoti ja u befte Kancer ne familje e Luizes I dhante nga ditet e Metes.
Edhe nga ditet e hajdutit Rama
Shumë suksese, vetëm kujdes me drogën se i dhjet të gjitha......
o mul nuk mund te rrijsh pa prish atmosferen po gezonje gjith shqiptaria kudo qe ndodhen po pse ore ju ka tru zoti kur te gjithe urojne me embelsira per Luizen nderi i kombit dhe gjithe shqipetareve kudo qe jan kur ti nxjerr vetem shit ose shqip mut ptrj goje, mbylle ate hale te ndyre turp te kesh se qelbe dynjone