
Java e dytë në Abissnet Superiore, është vendosur të luhet në tre ditë, teksa fillon të shtunën dhe mbyllet ditën e hënë.
Të shtunën e 27 gushtit, do të luhen dy sfidat e para, me Kastrioti-Erzeni dhe Teuta-Bylis, që janë planifikuar të zhvillohen në 17:00.
Të dielën, do të luhen dy ndeshje të tjera, si Egnatia-Tirana në orën 17:00 dhe Vllaznia-Kukësi në orën 19:30.
E hëna rezervon edhe përballjen e fundit, me Partizanin dhe Laçin që do të përballen mes tyre në orën 19:30.
27.08.2022
Kastrioti-Erzeni 17:00
Teuta-Bylis 17:00
28.08.2022
Egnatia-Tirana 17:00
Vllaznia-Kukësi 19:30
29.08.2022
Partizani-Laçi 19:30
Lini një Përgjigje