Denoncimi i “France Football”: Reali na bëri presion, kërkonin ndryshimin e rregullave

29 Tetor 2024, 20:03Sport TEMA
Denoncimi i “France Football”: Reali na bëri presion,

Ndizet edhe më tepër debati pas dorëzimit të “Topit të Artë 2024”, ku edhe pse Vinicius Jr dukej fitues i sigurt, në fund çmimi përfundoi në duart e Rodrit. Pas akuzave dhe bojkotit nga Reali i Madridit, tashmë ishte radha e kundërpërgjigjes nga “France Football”.

Për të sqaruar situatën e pakëndshme të krijuar, pas vendimit të “Los Blancos” që të mos përfaqësoheshin në ceremoninë zyrtare kur u mësua se Vinicius nuk do të fitonte, ndërhyri kryeredaktori i revistës franceze, Vincent Garcia.

Së pari, ai shpjegoi përse sulmuesi i Realit humbi duelin me Rodrin. Sipas Garcia-s, Vinicius u penalizua nga prezenca në Top 5 e shokëve të ekipit, Bellingham dhe Carvajal. Ndarja e votave mes lojtarëve të madrilenëve, në fund favorizoi Rodrin.

Kryeredaktori i “France Football” zbuloi edhe prapaskenat e asaj që ka ndodhur. “Kam qenë nën presion të madh nga Reali i Madridit, por siç ndodh edhe me klubet e tjerë, kam qenë gjithmonë i qartë dhe i drejtë. Ndoshta heshtja ime i mërziti edhe më tepër”.

Garcia tregoi edhe se “këtë vit, fituesi nuk do të informohej paraprakisht dhe fillimisht u duk se të gjithë e pranuan kushtin”, por më pas “drejtuesit e Realit kërkonin ndryshimin e rregullit”.

1 Komente

  1. K
    Kurvat gjihmone kurva do ngelen.

    Sigurisht, sepse Reali eshte I pari per lojen e kurvave. Reali po loz te njejtat skema qe beri me Cristianon per te kompesuar profilin e Mesit ne Barcelona. Kur iku Messi nga Barcelona nuk u desh me Cristiano Ronaldo. Te njejten po bejne edhe tani me Vinicius per te kompesuar talentin Lamine Yamal. Eshte thjesht taktike per te mbajtur tifozet e tyre te kenaqur sepse ata e kane nje “yll” ne skuader.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje