Ernest Muçi ishte protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor fitoi në transfertë përballë Genclerbirligi. Sfida e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë, përfundoi 1-2.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që shënoi golin e dytë për të tijët, në minutën e 92-të të sfidës. Ndërkohë që pas këtij suksesi është vetë Muçi që ka folur para mediave, duke përmendur edhe të ardhmen.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të arritur finalen. Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira. Të luash me lojtarë të rinj e bën edhe më të vështirë.
Objektivi ynë ishte të arrinim finalen dhe të fitojmë Kupën. Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën.
E ardhmja ime? Unë jam i lumtur këtu. Por as unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, mendoj ka kohë deri më 20 maj… Më pas, do të shohim. Unë jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë na pret në të ardhmen”, tha Muçi.
Ne nuk kemi pas ndonjehere futbollist si ky . Talent komplet natyral . Luan me nje lehtesi te mahnitshme dhe ka nje goditje te pashpjegueshme . Kam luajt vete futboll kam stervit mbi 25 vjet breza po si ky nuk kam rastis . Vetem te shikosh levizjet e kembeve para se te godase habitesh ku e gjen topi ate force e flurudhe . Mer shum pak vrull dhe topi i mer aq force saqe habitesh si ka mundesi te kete kete goditje me nje trup e kembe kaq te imta
Talent i mire por tek kombetarja nuk po ndez ,fatkeqesisht jo gjithmone lijtaret e mire tek klubet japen rezultat me kombetaren .