Dhuna ekstreme nëpër stadiume, qeveria greke merr vendimin për tifozët

7 Shkurt 2024, 19:00Sport TEMA
Dhuna ekstreme nëpër stadiume, qeveria greke merr vendimin për

Greqia hap dyert e stadiumeve për tifozët nga 13 shkurti dy muaj pasi klubet kryesore u urdhëruan të luanin pa praninë e mbështetësve pas plagosjes së rëndë të një oficeri policie gjatë një ndeshjeje volejbolli.

Në Greqi, përplasjet e dhunshme midis tifozëve të futbollit janë të shpeshta brenda dhe jashtë fushës para ose pas një ndeshjeje dhe qeveria është përpjekur prej vitesh të reformojë futbollin e rrënuar nga bandat kriminale dhe nga një pakicë tifozësh të dhunshëm.

Një oficer policie 31-vjeçar vdiq në dhjetor, disa ditë pasi u plagos rëndë nga një shpërthim në përleshjet e dhunshme që shpërthyen gjatë takimi volejbollit të organizuar nga Olympiacosi në Pire.

Qeveria lajmëroi të mërkurën se tifozët do të mund të ndjekin ndeshjet e Superligës Greke nga 13 shkurti, por rregullat do të jenë më të rrepta.

Nëse do të ketë dhunë gjatë një ndeshjeje, një komitet do të vendosë gjoba të rënda dhe do të urdhërojë klubet që të luajnë ndeshjet e tjera pa tifozë, paralajmëroi zëvendësministri i Sporteve, Yiannis Vroutsis.

“Në rast se një objekt i rrezikshëm bie në fushë, fusha do të mbyllet për ndeshjen e radhës”, tha Vroutsis. “Është detyrë e shtetit të ruajë sigurinë.

Nga muaji i ardhshëm, klubet e futbollit dhe basketbollit do të duhet të kenë kamera vëzhgimi të instaluara në fusha për të pasur tifozë në ndeshjet e tyre”, tha Vroutsis.

Duke filluar nga 9 prilli, tifozët do të duhet gjithashtu të identifikohen përmes një aplikacioni celular të qeverisë greke në hyrje të ambientit sportiv për të ndjekur një ndeshje.

Lini një Përgjigje