Dinamo “shkatërron” Tiranën në derbi, ndalet Egnatia

2 Mars 2025, 19:09Sport TEMA
Dinamo “shkatërron” Tiranën në derbi, ndalet Egnatia

Mbrëmjen e kësaj të Diele, u luajtën dy ndeshjet e fundit për javën e 27-të në Superligë.

Dinamo fitoi derbin e kryeqytetit, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 4-1.


Një përballje me dy tablo, ku pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa e dyta foli vetëm për dinamovitët.

Jarmouni i dha avantazhin Tiranës në minutën e 11-të me penallti, por në aksionin e radhës skuadra e Dajës barazoi falë autogolit të Metës.

Në fraksionin e dytë, Dinamo u shfaq e papërmbajtshme dhe shënoi tre herë, me Bregun, Lorran dhe Itodo Mandela.

Me këtë fitore, Dinamo mban vendin e dytë me 47 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Tirana renditet në vendin e parafundit me 26 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të fundit.


Në sfidën tjetër, Egnatia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Teutës. Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 24-t, por vetëm 4 minuta më vonë, durrsakët barazuan shifrat me një superego të Arsid Krujës.

Me këtë barazim, Teuta mban vendin e tetë me 28 pikë dhe vazhdon luftën për mbijetesë.

1 Komente

  1. 1
    17 Nentori 3:5 Dinamo (24 nentor 1985)

    Legjenda mbetet legjende

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje