Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, katër gola dhe spektakël

1 Mars 2025, 15:59Sport TEMA
Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, katër gola dhe spektakël

Barazim 2-2 mes Laçit dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Kurbinasit kaluan në epërsi që në minutën e 11-të me Myrtën. Vendasit befasuan sërish në të 26-tën, me anë të Tresës.

Shkodranët reaguan mjaft mirë në pjesën e dytë dhe barazuan llogaritë. Çoba shkurtoi diferencat, ndërsa Mensah vendosi ekuilibrat.

Me këtë rezultat, Vllaznia është në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Laçi në vendin e pestë me 31 pikë.

Lini një Përgjigje