VIDEO: Në formë për kombëtaren, Jasir Asani shkëlqen me dy gola në kampionatin korean

1 Mars 2025, 12:49Sport TEMA
VIDEO: Në formë për kombëtaren, Jasir Asani shkëlqen me

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Jasir Asani vazhdon të tregojë formën e tij të mirë në kampionatin korean, pasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e Guangjusë.

Anësori shqiptar ka shënuar 2 gola në sfidën kundër Aniang, që u fitua me përmbysje me rezultatin 2-1. Asani shënoi golin e barazimit në minutën e 57-të dhe më pas golin e fitores në minutën e fundit të takimit.

Shqiptari duket se ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin korean (sot u luajt java e 3-të), pasi shënon për të dytën ndeshje radhazi dhe ngjitet në kuotën e 3 golave në kampionat.

Një shenjë e mirë edhe për kombëtaren shqiptare, që gjen në formën optimale për ndeshjet e marsit, një nga lojtarët më produktivë nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Goli i parë i shënuar nga Asani - VIDEO

Goli i dytë i shënuar nga Asani - VIDEO

1 Komente

  1. S
    Sylvinjo

    I madh Asani , ja kete golin e dyte ti bej Anglise

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje