“Dua vetëm Europën”, zbulohet arsyeja përse Daku nuk kaloi te Lokomotiva

27 Shkurt 2025, 17:00Sport TEMA
“Dua vetëm Europën”, zbulohet arsyeja përse Daku nuk

Paratë natyrisht ishin tepër të rëndësishme. Gjithsesi, kur vjen puna tek transferimi I lojtarëve, edhe vullneti i tyre nuk mund të hidhet poshtë e shpesh herë është përcaktues.

Kështu paska ndodhur me Mirlind Dakun në Rusi, dhe sipas mediave të këtij vendi, ka qenë sulmuesi kuqezi që nuk ka pranuar transferimin.

Sipas shkrimeve, lojtari ishte I vendosur që të provonte një tjetër lëvizje në momentin e duhur.


Fjala është për një aventurë në një nga pesë ligat kryesore të Europës, pra në Premier Ligën angleze, La Ligën spanjolle, Bundesligën gjermane, Serinë A italiane apo Ligën e Parë të Francës.

Kuptohet, as Lokomotiva e Moskës nuk e arriti shifrën që kërkoi Rubini për yllin kryesor të ekipit.

Klubi nga Kazani deshi të paktën 10 milionë euro apo më shumë për kartonin, ndërsa të mbiquajturit “hekurudhorët” ofruan 6 deri në 6 milionë.

Pritet të shihet nëse Daku do të rinovojë kontratën, apo do të rezistojë për t’u larguar në verë si lojtar i lirë.

Aktualisht, ai është I impenjuar në skuadrën e tij me synim një vend sa më të mirë në Premier Ligën ruse dhe për të fituar ndoshta Kupën e Rusisë.

Shqiptari ka 9 gola e 5 asistë duke qenë shënuesi I tretë më I mirë I kampionatit këtë sezon.

2 Komente

  1. R
    Realisti numer 2

    Si shpellar ky me megafon. Edhe familja e tij. Si ato fiset e amazones me pushke ne shpi. Gol s di te bej. Se c na duhen keta cecene s e marr vesh une. Cecenet te pakten jane super sportiste

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sllavokomunistet-Turko-Mongole Mugosha Popovic Sta

      Nese s'te pelqen ky trimi Dardanise...je kurdohere mase i mir'pritun me ju bashkangjit vllaznimin Sllavokomunist-Turko-Mongole andej kah karpatet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje