Silvinjo merr frymë lirisht, Ismajli nuk është dëmtuar

27 Shkurt 2025, 14:14Sport TEMA
Silvinjo merr frymë lirisht, Ismajli nuk është dëmtuar

Nuk ka alarm për Ardian Ismajlin. 

Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi shqiptar i Empolit u zëvendësua në minutën e parë të pjesës së dytë dhe të gjithë menduan ky vendim i D’Aversës ka qenë i dëtyruar nga ndonjë shqetësim fizik i lojtarit.

Sot mësohet se trajneri i Empolit ka vendosur për të larguar Ismajlin në mes të ndeshjes me Juventusin pasi ka dashur që ta ketë të freskët për ndeshjen e Serisë A. 

Siç dihet Empoli këtë sezon rrezikon rënien nga kategoria dhe për D’Aversën ndeshja në transfertë me Xhenoan është një finale e vërtetë.

Lini një Përgjigje