Kupa e Shqipërisë, tifozët braktisin totalisht shkallët e stadiumeve

25 Shkurt 2025, 18:00Sport TEMA
Kupa e Shqipërisë, tifozët braktisin totalisht shkallët e

Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit si dhe Vllaznia-Elbasani për Kupën e Shqipërisë kane nisur, por është vënë re një interes i ulët nga tifozët. 

Edhe pse keto janë takime shumë të rëndësishëme për të gjitha skuadrat, numri i tifozëve të pranishëm në stadium është minimal.

Si ata që janë në “Arenën e Demave” apo dhe ata në stadiumin “Loro Boriçi” mund të numërohen lehtësisht me gishtat e dorës.

Kjo situatë vë në dukje një fenomen të veçantë, ku, përkundër rëndësisë së ndeshjes, tifozët duket se nuk janë shumë të angazhuar, duke lënë një atmosferë të qetë dhe pa shumë zhurmë në stadium. (TemA)

Lini një Përgjigje