VIDEO virale: Si Skënderbeu i hap portën Dinamos, tifozët: SPAK duhet të kalojë në Korçë

27 Shkurt 2025, 13:25Sport TEMA
VIDEO virale: Si Skënderbeu i hap portën Dinamos, tifozët: SPAK

Dinamo është ekipi i katërt që merr një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas Vllaznisë, Partizanit dhe Egnatias.


"Blutë" e Ilir Dajës u kualifikuan me vuajtje në Korçë, aty ku vendasit e Skënderbeut duket se i kanë bërë dhuratat me vonesë për vitin e ri 2025. Me ndeshjen e parë çerekfinale të fituar 0-2 nga Skënderbeu, përballja e kthimit pritej të gjente një Dinamo kërkuese dhe kështu ndodhi.

Që në nisje të ndeshjes u pa se trajneri Ernest Gjoka i korçarëve kishte hedhur në fushë emra të rinj dhe lojtarë që nuk kishin marrë shumë minuta këtë edicion. Dinamo zhbllokoi ndeshjen me autogolin e Nasto pas 30 minutash lojë, ndërsa pjesa e dytë ishte histori më vete.

Marcos Matheus la Skënderbeun me dhjetë lojtarë në minutën e 83, ndërsa fundi i ndeshjes ishte një estradë më vete. Duhej shtesa e katërt që mbrojtja e korçarëve të ishte inekzistente në fushë dhe të pajtohej me golin e barazimit 0-2 nga Itodo, që e dërgoi ndeshjen në shtesën prej 30 minutash.


Në vijimin e ndeshjes Dinamo shënoi edhe dy herë (0-4), ndërsa tifozët nuk u kursyen në kanalet e komunikimit dhe dolën kundër klubit dhe lojtarëve për këto sjellje në fushë.

Edhe një amator futbolli nëse sheh sjelljen e lojtarëve të Skënderbeut te goli i dytë i pësuar, vëren më së paku një tolerim, për të mos thënë diçka më shumë. Më tragjike bëhet situata kur mendon se diçka e tillë i ndodh një klubi që është dënuar nga UEFA me dhjetë vite mungesë në Kupat e Evropës për shkak të trukimit të ndeshjeve.

Për më tepër korçarët kishin në fushë lojtarë të rinj, ata që do jenë e ardhmja e futbollit dhe më 26 shkurt 2025 u mësuan sesi të lëshonin një ndeshje.

"Forumi i Tifozëve të Skënderbeut" e quan tragjike këtë që ndodhi me golin e dytë dhe thotë se askush nuk reflektoi pas dënimit dhjetë vjeçar.

Edhe në faqen zyrtare të Skënderbeut në facebook, komentet e shumta kanë denoncuar këtë estradë të futbollit shqiptar, aq sa tifozët kanë kërkuar edhe një hetim nga SPAK.

3 Komente

  1. p
    pe korçe

    ça behet keshtu me keta bastarde, duket qarte qe kjo eshte ndeshje e shitur, lojtaret e skenderbeur dukeshin sikur po prisnin ta benin vete autogolin.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qorri bibes

      Nuk shoh ndonje hapje porte ketu, mbase jam qoruar.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noar

        E pashe ndeshjen ne tv dhe nuk vura re ndonje tolerim se kane inat tifozet e Skenderbeut se jane ekip i dobet tjeter gje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje