Myrto Uzuni është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos. Lajmi është raportuar sot nga mediat në Turqi, ndërsa klubi po kërkon për një alternativë tjetër në sulm.
Uzuni shfaqet si vetë dëshirë e trajnerit Fatih Teke. Ky i fundit është pikërisht ai me të cilin Ernest Muçi është rikthyer dhe po kalon formën më të mirë.
Merkato e dimrit në Turqi mbyllet sot. Mbetet për t’u parë nëse Austin do të japë dritën jeshile dhe cilat do të jenë detajet e transferimit.
Klubi i MLS paguante 12 milionë euro, që ishte edhe klauzola për lirimin e tij nga Granada. Kontrata ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2027.
Uzunin ndërkohë do e ndihmonte një rikthim në Europë, duke qenë se aktualisht është pa aktivitet. 30-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në krahun e majtë të sulmit, megjithatë mund të bëjë mjaft mirë edhe sulmuesin në qendër. Vetë Turqia ndërkohë mbetet destinacioni më i preferuar nga futbollistët e Kombëtares.
E pelqejne turqine, keta lloj bastardesh, pasi traineti aty ben dhe punen e hoxhes.
Ik mer rrot cari.... Sporti nuk njeh as religjion as politike. Prandaj futbolli eshte magjik: se i bashkon te gjithe. Dhe keshtu duhet te jete.... Ja p.sh. : per sport jemi te interesuar te dy : Edhe une, me intelekt superior...edhe ti , kokrra e idiotit.
E ke qaaaa
Myrto Uzuni e meriton tē luaj me njē skuadēr tē mir se ēshtē lojtar klasse.