Federata Turke e Futbollit i ka çuditur të gjithë me vendimin që ka marrë sot për Kristjan Asllanin, sa i përket kartonit të kuq që ai mori në ndeshjen e debutimit me Beshiktashin.
Të gjithë mendonin se Asllani e kishte shlyer pezullimin në ndeshjen e mesjavës në Kupë, sipas rregullores, dhe se dërgimi i tij në Komisionin e Disiplinës ishte thjesht formaliteti i rastit. Ndaj ai pritej të luante në fundjavë ndaj Alaniasporit në kampionat. Por Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të japë një masë më të ashpër për futbollistin shqiptar.
“Futbollisti i Beshiktash, Kristjan Asllani, dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticione zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Beshiktash-Koniaspor të luajtur me 31 janar”, shkruhej në vendimin e marrë sot nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke.
Një lajm që i ka çuditur të gjithë, pasi tashmë Asllani rezulton i pezulluar edhe për ndeshjen e kësaj fundjave dhe shtyn kthimin e tij në fushë për javën tjetër, duke prishur padyshim planet për mesfushorin e Kombëtares.
Nuk shkoi ne Spanje kur e kerkua budallai megjithse ka talent do digjet ne Turqi .
Jo po të vinte me Lushnjen, o Xhemil. Asllani do të shkojë njësoj si Broja.
Ekipi qe e kerkonte ne Spanje Asllanin eshte ne Vend te fundit dhe lufton per mos rene ne te dyten.Cfare ekipi thua ti mor Xhemil,ky erdhi ne Turqi se asnje nuk e donin ne Itali,erdhi ne nje Kampionat me te ulet se Ishallah e blejne.Aslloni do perfundoje ne ndonje ekip o ne Kategorite e dyta ne Itali ose do shitet ne Spanje me Granaden,NQS ngel ne te paren.Lojtar Leshi,me Fizik te dobet dhe Frikacak,sa e sulmon direkt kthen topin mbrapa.Nuk ka as Shpejtsi,as Driblime,as gjuajtje nuk bon me se i dergon topat per Laraska.Do ishte me mire per Asllonin te rrinte tek Empoli dhe te rritej si lojtar dhe jo te rrinte tek Interi 3 vite Rezerve,humbi komplet nga Faji Inzagit qe e shkaterroji si lojtar.
Une perseri kemngul qe djali ka talent dhe ne Spanje qe eshte kampionat me teknik do e kishte me te lehte te rigjente veten e te rritej , ne Turqi mendoj se kampinati eshte me i ashper dhe me shime fizik gjithsesi ai ka bere zgjedhjen dhe une i uroj vetem sukses.
Aslloni ka vajt fiks aty ku i perket te shkoje. Aslloni kaq e ka takatin nuk jep mo. O me t dhonme futbolli jo met t thonme