Nga Thoma Gëllçi
Dhjetë vjet më parë, në përkujtimin e 70-vjetorit të FK Partizani presidenti i klubit Gaz Demi bëri një premtim që atëherë tingëlloi më shumë si një sfidë sesa si një slogan festiv: ta shpallte Partizanin kampion dhe t’i jepte klubit një shtëpi të tijën. Ishte një deklaratë e thjeshtë në formë, por e rëndë në peshë, sepse në atë kohë Partizani nuk kishte as stabilitet sportiv dhe as infrastrukturë, duke u stërvitur në kushte të përkohshme e pa bazë të vetën. Sot, një dekadë më pas, ky premtim lexohet si pikënisja e një transformimi të thellë që e ktheu Partizanin nga një klub me histori, por pa asete, në një klub kampion me identitet, pronë dhe perspektivë të qartë për të ardhmen.
Në atë kohë, Partizani kishte vetëm historinë me vete, dhe asgjë tjetër. Një emër i madh, një fanellë e rëndë nga kujtesa kolektive, trofe që jetonin në arkiva dhe në rrëfimet e brezave, por pa infrastrukturë, pa stabilitet dhe pa një shtëpi ku kjo histori të merrte formë konkrete. Ishte një klub që mbështetej te lavdia e së shkuarës për të mbijetuar në të tashmen, duke jetuar më shumë nga kujtimi i asaj që kishte qenë sesa nga garancia e asaj që mund të bëhej.
Ne te gjithe e denim historine e Partizanit dhe nje pjese e madhe e jona kishte bere tifo per te. Ai lindi si një klub që nuk do të mbetej kurrë thjesht një skuadër futbolli. FK Partizani
u themelua më 4 shkurt 1946, si produkt i një kohe të ngarkuar politikisht dhe historikisht, por shumë shpejt ai e tejkaloi origjinën e vet institucionale. Në fushë, Partizani nuk luajti kurrë për të përfaqësuar një strukturë; luajti për të fituar. Që nga ndeshja e parë miqësore kundër Vllaznisë, nën shi e baltë, e deri te fitoret e para bindëse, u kuptua se fanella e kuqe nuk do të ishte zbukurim, por shenjë force.
Kur Partizani hyri për herë të parë në kampionatin kombëtar në vitin 1947, ai nuk kërkoi kohë përshtatjeje. Me fitore, gola dhe autoritet, u shpall kampion që në debutim dhe e përsëriti këtë sukses edhe në dy sezonet pasuese. Tre tituj radhazi në start të historisë nuk ishin rastësi, por shenjë e një klubi që po ndërtonte mitin e vet. Finalja e fituar 6–2 kundër Flamurtarit u bë një nga ato ndeshje që kalojnë nga rezultati në legjendë. Partizani po vendoste standardin e ri të futbollit shqiptar.
Në dekadat që pasuan, klubi u shndërrua në një nga kolonat kryesore të kampionatit. Titujt u shtuan, Kupat u grumbulluan, rivalitetet u bënë pjesë e identitetit të futbollit shqiptar. 17 kampionate te fituara, 15 kupa te Shqiperise dhe I vetmi klub shqiptar kampion ballkanik. Partizani u bë emër që ose e doje, ose e kundërshtoje fort, por kurrë nuk e injoroje. Ai ishte skuadra që prodhonte lojtarë, që ushqente Kombëtaren, që për dekada të tëra ishte baza kryesore e fanellës kuqezi. Qindra futbollistë të Partizanit veshën Kombëtaren dhe shumë prej tyre u bënë ambasadorë të futbollit shqiptar jashtë vendit.
Kulmi simbolik i kësaj historie erdhi në vitin 1970, kur Partizani fitoi Kupën e Ballkanit kundër Beroe Stara Zagora. Edhe sot, pas më shumë se gjysmë shekulli, kjo mbetet e vetmja kupë ndërkombëtare e fituar nga një klub shqiptar. Në një kohë izolimi dhe kufizimesh, Partizani arriti të dalë përtej kufijve dhe të kthehet me trofe. Ishte momenti kur klubi nuk ishte më vetëm kampion kombëtar, por përfaqësues i Shqipërisë në arenën rajonale.
Por historia e Partizanit, si vetë historia e vendit, nuk ka qenë lineare. Pas vitit 1990, me rënien e sistemit komunist, klubi hyri në një periudhë të gjatë tranzicioni dhe pasigurie. Strukturat u shpërbënë, financat u dobësuan, organizimi u fragmentua. Partizani, për herë të parë në historinë e vet, njohu rënien nga elita dhe mbijetoi falë emrit dhe tifozërisë, jo falë kushteve. Titulli i vitit 1993 dhe disa fitore në Kupë ishin më shumë kujtime të lavdisë së shkuar sesa shenja stabiliteti. Skuadra stërvitej ku të gjente vend: në kodrat e Liqenit Artificial, në ambiente me qira, pa fusha të veta, pa shtëpi, pa bazë.
Kjo ishte gjendja e Partizanit kur në vitin 2013 drejtimin e klubit e mori Gaz Demi. Jo një klub i gatshëm, jo një klub me asete, por një emblemë dhe një histori e rëndë mbi supe. Ai nuk mori stadium, nuk mori fusha, nuk mori akademi. Mori vetëm emrin Partizani. Dhe ndoshta pikërisht kjo e bën kapitullin e tij vendimtar për historinë moderne të klubit.
Në një realitet ku shpesh presidentët e klubeve kërkojnë rezultate të shpejta pa ndërtuar bazë, qasja e Gaz Demit ishte ndryshe. Fillimisht, krijoi një skuadër konkuruese, për t’i rikthyer Partizanit dinjitetin sportiv. Vetëm më pas, gradualisht, nisi ndërtimi i aseteve. Ishte një proces i ngadaltë, i kushtueshëm dhe pa shumë zhurmë, por me vizion afatgjatë. Partizani u kthye në pretendues serioz, ndërkohë që jashtë syrit të publikut po ndërtohej infrastruktura që klubi nuk e kishte pasur kurrë. Titulli i vitit 2019 i dha fund një pritjeje 26-vjeçare dhe riktheu Partizanin në majë. Titulli i vitit 2023 e konfirmoi se ky nuk ishte rastësi, por rikthim i qëndrueshëm. Paralelisht, premtimi për “shtëpinë” u materializua në mënyrën më konkrete të mundshme.
Sot, Partizani është i vetmi klub futbolli në Shqipëri që zotëron 100 për qind privatisht stadiumin e vet. Stadiumi aktual, me rreth 5 mijë vende, është i certifikuar nga UEFA dhe vitin e ardhshëm do të presë ndeshje të Kampionatit Evropian U-21. Krahas stadiumit, klubi ka hotelin e vet, gjithashtu 100 për qind privat, dhe së fundmi ka siguruar edhe fushat e veta stërvitore. Nga një klub që dikur stërvitej ku të gjente hapësirë, Partizani sot është një kompleks i plotë sportiv.
Në qendër të këtij projekti qëndron Akademia e Partizanit. Rreth 200 fëmijë stërviten çdo ditë në strukturat e klubit, në një akademi që është e vetmja akademi funksionale në Shqipëri. Klubi ka sot 11 skuadra aktive, duke përfshirë ekipin A të meshkujve, ekipin A të femrave dhe të gjitha grupmoshat. Vendimi i fundit për marrjen e fushave i jep fund improvizimit shumëvjeçar dhe krijon kushte të dedikuara stërvitjeje për Akademinë. Ky nuk është thjesht investim sportiv, por investim shoqëror, një projekt për brezat e rinj.
Rezultatet e këtij vizioni duken qartë. Akademia e Partizanit është sot furnizuesja kryesore e ekipeve kombëtare të moshave. Asnjë klub tjetër shqiptar nuk ka kaq shumë lojtarë të thirrur njëkohësisht në përfaqësueset U-15, U-17, U-19 dhe U-21. Madje, Partizani është i vetmi klub shqiptar që aktualisht ka tre lojtarë aktivë në Serie A italiane, një tregues i drejtpërdrejtë i cilësisë së prodhuar dhe i seriozitetit të projektit.
E sotmja e Partizanit nuk është më e ndërtuar mbi nostalgji. Është e ndërtuar mbi infrastrukturë, akademi, organizim dhe stabilitet financiar. Është një klub që nuk mbijeton falë historisë, por e përdor historinë si bazë për të ndërtuar të ardhmen. Roli i presidentit Gaz Demi në këtë transformim është qendror: nga marrja e një embleme pa asete, te ndërtimi i një klubi modern me stadium, hotel, fusha dhe akademi, i gjitha si investim 100 për qind privat.
Në 80-vjetorin e tij, Partizani është më shumë se një përvjetor për t’u festuar. Është një histori që tregon se si një klub mund të bjerë, të mbijetojë dhe të ringrihet jo me fjalë, por me vizion dhe punë. Fanella e kuqe sot nuk është kujtim i së shkuarës, por shenjë e një klubi që ka gjetur shtëpinë e vet dhe po ndërton të ardhmen me themele të forta. Dhe ndoshta kjo është fitorja më e madhe e Partizanit në këto 80 vjet.
Bukur
Prap si para 80 viteve morra te kuq e kelysha terriristesh keni ngel . Better dead than red . Me liber shpie kush me komenton mbrapa
O Rem,hajde t'i fus sateme nje karem.
BOHOTINA" 4 Shkurt 2026, 10:44 Ne vitin 1958 ne Lajpcig te Gjermanise Lindore dhe ne vitin 1963 ne kryeqytetin e Vietnamit Hanoi jane bere dy turne te skuadrave ushtarake te ish vendeve Socialiste. "Partizani" ishte pjesmarres nga Shqiperia. Ne te dy keto turne "Partizani" mori medaljet e argjenta, pra ne vendin e dyte, si nenkampion i ketyre turneve. Nese do te shfletoni historikun e atyre dy turneve do cuditeni me rezultatet e "Partizanit"... Urime nga zemra legjendes. Përgjigjjuni K Kjo poezi i kushtohet te paharruarit Panajot Pano, 4 Shkurt 2026, 10:52 NDERIM LEGJENDËS -Panajot Panos- Ti nuk ishe Verd e as Moxart, po njëri prej nesh, o zemërflori, ti shkrove simfoninë e futbollit art dhe në terrnajë na fale veç liri… Si shkove kështu, Pano kaq larg? Kanadaja për ty nuk kish vend, këtu ku ngrihesh si mal i lartë, këtu përjetë, si monument. Ike vetëtimë, i ri, aq papritur, kjo nuk është e drejtë, o njeri. Ç’ botë e pabesë, e panginjur, kur shpesh mban gjakës në gji! Fundja s’ mund të ikje në vendin tënd në shqipen tënde nuk mund të ikje, në Kanadanë e largët s’ kishte vend për legjenda si ty ka veç pritje. Ti ishe gjeneral pa ofiqe, grada, ndaj do vije në vendin e bekuar. Gjeneralët priten veç me parada dhe me fanfara e lule në duar. Na pikëllove me të fundit akt në qoshe të futbollit të donim. Ç’ ishte ai çast tragjik me atak dhe sytë na rridhnin e pikonin! S’ do të shohim më, simbol i ndritshëm, s’ do të jesh më fizikisht me ne, ti, si një yll i papërsëritshëm, me acar në zemër, pse na le?! Kur të kundroja isha një çunak, në Shkollën e artë “Skënderbej”, mrekullisht zemra më merrte flakë, vrullonte gjaku hovshëm nëpër dej. Ç’ zemërdritë, sa shumë na deshe, flisje edhe me gurët e udhës, të gjithëve na dhuroje buzëqeshje flatrime horizontesh mbi kalin e muzës! S’ le asnjë stadium pa tronditur, luftoje duke ngritur përmendore, atdheun e bëre më të ndritur, futbollin-kryvepër madhështore. Ç’ nuk u tha për ty e ç’ nuk u shkrua, “mbret i futbollit”, gjeni, legjendë… Nuk e di, o mjeshtër, por për mua, je porsi gjak që na gurron në venë. Kur buçiste stadiumi për ty kur mposhte Shulcin gjerman! Vullkani ndizej në zemra e sy se ti ishe një zemërluan. Kanë kaluar vite, emri s’ u harrua se zemrën na i ndriçove në liri, akoma flasim për çuditë e tua, s’ është gjetur ende një si ty. Nëpër maja, si shqiponjë gjithmonë, për ty vallë kush nuk do ketë mall. Unë e di mirë, në vendin tonë, në zemra je skalitur piedestal! Ti ishe një Tomor e një Korab që nuk ka Vjosë e Drin ta mbytë, ti ike, po emrin tënd e kemi prapë sepse të deshëm si të dy sytë. Tani fli i qetë, shumë je lodhur për të na falur gëzim, lumturi. Një jetë shpirtin na ke hovur dhe atje ku ndodhesh, në shenjtëri. Legjendat pas lënë legjenda siç le një Ledio të paepur, hyn e del fushave të blerta zemra e legjendës s’ paska vdekur. Ti nuk ishe Verd e as Moxart, po njëri prej nesh, o zemërflori, ti shkrove simfoninë e futbollit art dhe në terrnajë na fale liri!… Përgjigjjuni " "BOHOTINA" 4 Shkurt 2026, 11:20 Kjo poezi shkruar nga "BOHOTINA" para 16 vjetesh qe u nda nga jeta. Botuar ne librin me poezi me titull: "Revolt me heshtjen" ne vitn 2017. Përgjigjjuni
O Rrem! e di dhe vet qe po shan nje klub shqiptar ndaj i ke dale te keqes perpara. Po eshte ekipi yne mor njeri me mendje e zemer te zeze. Sa i perket asaj qe thua per pune morrash, dije se ai morri te pakten jeton ne trup te njeriut, se ka dhe ca minj bashkie qejetojne ne kanalet e ujrave te zeza. Nuk te ofendova, po te bera nje sqarim, qe te kuptosh dhe ti dicka nga jeta.