Rey Manaj është zyrtarisht lojtar i Sivasspor.
Sulmuesi i Kombëtares është prezantuar sot dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2029 me ish-ekipin e tij.
“Sivaspori që po vazhdon punën për përforcime në afatin kalimtar të mesit të sezonit, ka nënshkruar kontratë 3.5-vjeçare me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj.
Rei Manaj, i cili mbërriti në Sivas, firmosi kontratën zyrtare që e lidh sërish me ngjyrat bardhekuq, në ceremoninë e nënshkrimit me pjesëmarrjen e presidentit të klubit tonë, Burak Ozçoban, dhe bordit drejtues. Rei Manaj, i lindur më 24 shkurt 1997 në qytetin e Lushnjës së Shqipërisë, e ka nisur futbollin në akademinë e klubit të njohur italian Inter.
Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Piaçenza, Kremoneze, Sampdoria, Inter, Peskara, Pisa, Granada, Albasete, Barcelona B, Barcelona, Specia, Uatford, Sivaspor si dhe klubit Sharjah FC nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rei Manaj ka veshur gjithashtu fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë dhe ka marrë pjesë në disa ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar. Më parë, duke treguar një performancë të suksesshme me fanellën e Sivasporit, Rei Manaj ka regjistruar 34 gola dhe 7 asistime në 63 ndeshje zyrtare të zhvilluara me ekipin tonë bardhekuq”, lexohet në njoftimin e Sivasspor.
Duke pare shkrimet ne mediat shqiptare krijova pershtypjen se Manaj duhet te jete nje yll dhe lojtar shume i mire. Ketu mesova se ka luajtur (ose me mire ka qene pjese, i huazuar ne me te shumten) me 15 ekipe! Ky ndoshta duhet te jete nje rekord per nje lojtar profesionist dhe padyshim qe tregon qe si lojtar dhe si karakter duhet te jete shume i dobet dhe kalon nga ekipi ne ekip , e kane bere si pong pong
Kategoria e dyte Turke...lojtaret tane