Legjionarët, Turqia parakalon Italinë: Kampionati turk, furnizuesi më i madh i Kombëtares

2 Shkurt 2026, 19:55Sport TEMA
Legjionarët, Turqia parakalon Italinë: Kampionati turk, furnizuesi

Kampionati turk është furnizuesi më i madh futbollistëve në Kombëtaren shqiptare. Dy transferimet e fundit të Kristjan Asllanit te Beşiktaşi dhe Rei Manajt te Sivaspori kanë parakaluar Italinë, që për vite me radhë ka qenë qendra e legjionarëve kuqezinj.

Ekzaktësisht në Turqi, duke konsideruar Superligën dhe ligën e parë, aktivizohen 7 futbollistë si Asllani, Laçi, Ajeti, Manaj, Tuci, Seferi dhe Ernest Muçi. Pa llogaritur Arda Kurtulan, që është pjesë e Kombëtares U-21 dhe ende nuk ka debutuar me ekipin A. Në ligën e parë turke aktivizohen shumë lojtarë nga Shqipëria si Roshi, Rroca, Jurgen Bardhi apo Dean Liço.


Megjithatë, Serie A vazhdon të ketë një rol kryesor për formacionin e Silvinjos, pasi aty janë 6 lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Gjimshiti, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli dhe Alen Sherri.

Pas dy kampionateve të mësipërm renditet ai rus me 2 futbollistë si Klisman Çake tek Akhmat Grozni dhe Mirlind Daku me Rubin Kazanin. Në Kroaci gjithashtu, së fundmi kanë qenë pjesë e Kombëtares 2 lojtarë: Arbër Hoxha dhe Adrion Pajaziti. Kategoria Superiore përfaqësohet me 2 futbollistët Mario Dajsinani dhe mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji. Pjesa tjetër e futbollistëve të Kombëtares janë të shpërndarë në kampionate të ndryshme të Europës.

Shpërndarja e Legjionarëve:
Turqi – 7
Itali – 6
Rusi  – 2
Kroaci  – 2
Shqipëri  – 2

Lojtarët në Turqi
Kristian Asllani – Besiktas
Qazim Laçi – Sizespor
Rey Manaj – Sivaspor
Ernest Muçi – Trabzonspor
Indrit Tuci – Kayserispor
Arlind Ajeti – Bodrumspor
Taulant Aeferi – Bodrumspor

1 Komente

  1. D
    Despoti

    Vallahi bilahi me keta lojtare ne turqi, na sjellim kupen e botes m'Shqipni.pirdh o pirdh o Asllan koke e kembe havadan

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje