Partizani feston sot 80-vjetorin e krijimit, një jubile i veçantë për një nga klubet më legjendare dhe më të suksesshme të futbollit shqiptar.
I themeluar më 4 shkurt 1946, Partizani ka qenë për dekada me radhë protagonist absolut i futbollit në Shqipëri, duke ndërtuar një histori të pasur me trofe, emocione dhe pasion të pashtershëm.
Në këto tetë dekada, klubi i kuq ka shkruar faqe të arta në historinë sportive të vendit, duke u kurorëzuar 17 herë Kampion i Shqipërisë, duke fituar 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa, si dhe 1 Kupë Ballkanike, një sukses me peshë edhe në arenën ndërkombëtare.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin shqiptar, FK Partizani është nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, si dhe me vlerësimin “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, duke konfirmuar statusin e tij si një klub emblemë i futbollit kuqezi.
Më shumë sesa një skuadër, Partizani është identitet, histori dhe krenari për mijëra tifozë anembanë vendit dhe më gjerë.
Me një nga tifozeritë më të mëdha dhe më besnike në Shqipëri, klubi i kuq mbetet simbol i pasionit dhe i përjetësisë në futboll.
Në 80-vjetorin e tij, FK Partizani vazhdon të jetë një emër, një fanellë dhe një legjendë që jeton brez pas brezi.
Ne vitin 1958 ne Lajpcig te Gjermanise Lindore dhe ne vitin 1963 ne kryeqytetin e Vietnamit Hanoi jane bere dy turne te skuadrave ushtarake te ish vendeve Socialiste. "Partizani" ishte pjesmarres nga Shqiperia. Ne te dy keto turne "Partizani" mori medaljet e argjenta, pra ne vendin e dyte, si nenkampion i ketyre turneve. Nese do te shfletoni historikun e atyre dy turneve do cuditeni me rezultatet e "Partizanit"... Urime nga zemra legjendes.
NDERIM LEGJENDËS -Panajot Panos- Ti nuk ishe Verd e as Moxart, po njëri prej nesh, o zemërflori, ti shkrove simfoninë e futbollit art dhe në terrnajë na fale veç liri… Si shkove kështu, Pano kaq larg? Kanadaja për ty nuk kish vend, këtu ku ngrihesh si mal i lartë, këtu përjetë, si monument. Ike vetëtimë, i ri, aq papritur, kjo nuk është e drejtë, o njeri. Ç’ botë e pabesë, e panginjur, kur shpesh mban gjakës në gji! Fundja s’ mund të ikje në vendin tënd në shqipen tënde nuk mund të ikje, në Kanadanë e largët s’ kishte vend për legjenda si ty ka veç pritje. Ti ishe gjeneral pa ofiqe, grada, ndaj do vije në vendin e bekuar. Gjeneralët priten veç me parada dhe me fanfara e lule në duar. Na pikëllove me të fundit akt në qoshe të futbollit të donim. Ç’ ishte ai çast tragjik me atak dhe sytë na rridhnin e pikonin! S’ do të shohim më, simbol i ndritshëm, s’ do të jesh më fizikisht me ne, ti, si një yll i papërsëritshëm, me acar në zemër, pse na le?! Kur të kundroja isha një çunak, në Shkollën e artë “Skënderbej”, mrekullisht zemra më merrte flakë, vrullonte gjaku hovshëm nëpër dej. Ç’ zemërdritë, sa shumë na deshe, flisje edhe me gurët e udhës, të gjithëve na dhuroje buzëqeshje flatrime horizontesh mbi kalin e muzës! S’ le asnjë stadium pa tronditur, luftoje duke ngritur përmendore, atdheun e bëre më të ndritur, futbollin-kryvepër madhështore. Ç’ nuk u tha për ty e ç’ nuk u shkrua, “mbret i futbollit”, gjeni, legjendë… Nuk e di, o mjeshtër, por për mua, je porsi gjak që na gurron në venë. Kur buçiste stadiumi për ty kur mposhte Shulcin gjerman! Vullkani ndizej në zemra e sy se ti ishe një zemërluan. Kanë kaluar vite, emri s’ u harrua se zemrën na i ndriçove në liri, akoma flasim për çuditë e tua, s’ është gjetur ende një si ty. Nëpër maja, si shqiponjë gjithmonë, për ty vallë kush nuk do ketë mall. Unë e di mirë, në vendin tonë, në zemra je skalitur piedestal! Ti ishe një Tomor e një Korab që nuk ka Vjosë e Drin ta mbytë, ti ike, po emrin tënd e kemi prapë sepse të deshëm si të dy sytë. Tani fli i qetë, shumë je lodhur për të na falur gëzim, lumturi. Një jetë shpirtin na ke hovur dhe atje ku ndodhesh, në shenjtëri. Legjendat pas lënë legjenda siç le një Ledio të paepur, hyn e del fushave të blerta zemra e legjendës s’ paska vdekur. Ti nuk ishe Verd e as Moxart, po njëri prej nesh, o zemërflori, ti shkrove simfoninë e futbollit art dhe në terrnajë na fale liri!…
Me bukur s'behet
Kjo poezi shkruar nga "BOHOTINA" para 16 vjetesh qe u nda nga jeta.