“Nuk ka bërë asnjë gabim me ne”! Trajneri i Torinos tregon se përse nuk e pëlqente Kristjan Asllanin: Zgjodhëm një të prespektivë

5 Shkurt 2026, 18:30Sport TEMA
“Nuk ka bërë asnjë gabim me ne”! Trajneri i Torinos

Trajneri i Torinos, Baroni, ka folur pas ndeshjes së Interit kundër Torinos.

Ai është pyetur nga gazetarët edhe sa i përket Kristjan Asllanit, që u largua para kohe nga kjo skuadër për të firmosur për Beshiktashin.

Baroni ka treguar arsyen se përse nuk e preferonte shqiptarin. “Nga ana profesionale, Asllani ishte një lojtar shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë.

Ai nuk ka gabuar asgjë me ne, përkundrazi, është paraqitur shumë mirë. Sa herë ka hyrë në fushë, ka bërë mirë. Por kishte disa karakteristika që nuk na përshtateshin ne në këtë moment, donim një lojtar me karakteristika të tjera.

Dhe kështu zgjodhëm që të investonim më shumë te Ikhan, që për ne është një lojtar i prespektivës”, tha Baroni. 

2 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Per dy euro me shume Asllani refuzoi Bolonjen per Torinon. Perfundimi duket qarte.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Trainer i mire nuk eshte ai qe thjesht grumbullon lojtare te mire. Nese duhej te qendronte ne Itali, Asllani vetem te Bologna kishte trainerin qe e kerkoi me ngulm, Italiano. Ky Baroni tani, thote "kishte karakteristika qe s'na pershtateshin"... perse e more atehere...per ti lene gjithe pergjegjesìte lojtarit? Ti si trainer nuk mendove perpara se c'mund ti japesh, ta permiresosh?Nuk i pe karakteristikat perpara?! Nje trainer i mire, te meson te ndihmon, te pershtat te permireson. Pirlo kishte talent po, por nuk ishte ai, perpara se te kalonte ne duart e Ancelottit. Ky baroni, boll te shkoje e shohe historine e Boshkov te Sampdoria. Venger tek Arsenal e te mesoje. Italiano do ta kishte pershtatur shume mire, dhe Asllani do te ishte bere shume me i mire se te Inter, por zgjodhi GABIM. Mund te shkonte ne Spanje, ne nje ambient me miqesor e me futboll cilesor. Niveli i Turqise... nuk eshte Spanja. Shikoni Muriqin, iku nga Lazio dhe shume mire beri. Keshtu perfitoi edhe Kosova.Para se te merrja nje vendim, une do te pyesja trainerin e Kombetares, pervec familjes, perpara nje vendimi trasferirmi te tille me rendesi. Nuk e di, Kush nga lojtaret e kombetares tone, qe levizin sa andej kendej, kane pyetur Silvinjon sa per nje mendim?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje