“E padrejtë, autogol”! Tifozët dhe gazetarët shpërthejnë kundër Inzagit për Kristjan Asllanin

6 Mars 2023, 16:30Sport TEMA

“E padrejtë, autogol”! Tifozët dhe gazetarët


Një situatë e pakuptueshme është ajo që po i ndodh Kristjan Asllanit te Interi.

Mesfushori shqiptar po rritej nga ndeshja në ndeshje, derisa erdhi momenti kur Inzagi nuk po i beson më asnjë minutë të vetme. Edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Leces që Interi e fitoi 2-0, për Asllanin nuk kishte asnjë minutë.

Tifozët zikaltër e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre pasi Inzagi preferoi të fuste nga stoli Gagliardinin, një mesfushor “të perënduar”, përpara të ardhmes që gjendet në këmbët e Asllanit.

“Të futësh Gagliardinin para Asllanit është një autogol i Inzagit”, ka thënë edhe gazetari Fabrisio Biasin.

Askush nuk po e kupton dot injorimin e Inzagit që nga ana tjetër, përgjigjet në mënyrë diplomatike. “Do të zgjedh regjizorin e lojës tonë dhe jam i lumtur se mund të zgjedh.

Nuk duhet të harrojmë që kemi edhe Asllanin. Po stërvitet me Brozovic dhe Calhangolu, duhet të vazhdojë të stërvitet si tani”, tha Inzagi.

Ndërkohë Calhanoglu u shpreh pak ditë më parë se Asllani është i demoralizuar nga kjo sjellje e trajnerit të Interit. 

Lini një Përgjigje