“E urrej periudhën e merkatos, lojtarët përdoren si produkte”

4 Shkurt 2023, 15:00Sport TEMA

“E urrej periudhën e merkatos, lojtarët përdoren si

Jorge Sampaoli u ndal edhe te merkato në konferencën për shtypin përpara sfidës ndaj Barcelonës. 

Trajneri i Sevillas u shpreh se nuk e preferon shumë kohën e merkatos: “E urrej këtë periudhë! Është një temë shumë e veçantë, për të cilën e kam të vështirë të flas.


Kur mbërrij në dhomat e zhveshjes, zakonisht shoh qenie njerëzore aty. Nga ana tjetër, merkato i përdor lojtarët si të ishin produkte. Ka raste kur merkato prodhon goditje të madhe.

Më pas, pas gjashtë muajsh, i njëjti lojtar dërgohet në huazim me klubin që nuk përfiton asnjë euro. Barcelona? Fitorja është thelbësore për ne. Duhet të luajmë më mirë se ata dhe ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi argjentinasi.

Lini një Përgjigje