E votoi në zgjedhje, presidenti Vllaznisë i drejtohet FSHF: Po talleni me ndjenjat e një qyteti

1 Prill 2022, 00:00Sport TEMA

E votoi në zgjedhje, presidenti Vllaznisë i drejtohet FSHF: Po talleni

Goli i anuluar i Aralica solli kaos në përfundim të sfidës Partizani-Vllaznia, lojtarë, staf, tifozë shkodran, të gjithë protestuan fuqishëm për atë vendim të gjyqtarit Ferataj.

Sigurisht, goli i anuluar, në atë formë, pasi qëndroi për një kohë të gjatë përballë VAR, nuk është pritur mirë as nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili me anë të një statusi në profilin e tij zyrtare në Facebook, i bën apel FSHF-së:

“Turpi vazhdon!! Olsid Ferataj!! Thirrje urgjente FSHF, jashtë sistemit. Askush nuk mund të tallet me djersën, mundin e Vllaznise dhe për më tepër me ndjenjat e një qyteti. Nuk mposhtemi”, shkruan ndër të tjera presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Kujtojme që Xhaferri voti Armand Dukën në zgjedhjet e paligjshme të pak javëve me pare.

Kjo ka bërë që dhe tifozët shkodran të ironizojne me presidentin e tyre.

Lini një Përgjigje