Egnatia fiton dhe shkëputet në krye, zhgënjen Partizani. Barazim mes Bylisit dhe Elbasanit

15 Shkurt 2025, 15:23Sport TEMA
Egnatia fiton dhe shkëputet në krye, zhgënjen Partizani. Barazim

Egnatia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 25-të në Superligë.

Fitore e merituar nga rrogozhinasit, që ishin dominues për shumicën e kohës. Lushkja zhbllokoi takimin në minutën e 5-të, ndërsa Sota dyfishoi shifrat në minutën e 62-të.  


Me këtë sukses, Egnatia shkëputet në krye të renditjes me 48 pikë dhe në vitin 2025 njeh vetëm fitore.


Në krahun tjetër, Partizani konfirmon momentin e vështirë, pasi nuk njeh fitore prej katër ndeshjesh.

Të kuqtë renditen në vendin e katërt me 40 pikë të grumbulluara. 

Ndërkohë sfida tjetër mes Bylisit dhe Elbsanit u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Goli i parë u shënua nga Elbsani me anë të Tsague, ndërsa Bylis barazoi me anë të Berkos.

Lini një Përgjigje