Egnatia shet zyrtarisht Regi Lushkjan dhe surprizon me skuadrën e re

21 Gusht 2025, 11:11Sport TEMA
Egnatia shet zyrtarisht Regi Lushkjan dhe surprizon me skuadrën e re

Regi Lushkja nuk është më futbollisti i Egnatias. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre, me kampionët që kanë vendosur ta shesin liderin e ekipit.

E pabesueshme është ky vendim, pasi nuk është Sivasspor destinacioni i radhës i  ish-it të Laçit, por tashmë Lushkja do të vazhdoj karrierën në Iran.

Kampioni do të mbajë veshur fanellën e Tractor, me klubin që e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim.

“Faleminderit Regi Lushkja!Ju njoftojmë se është arritur marrëveshja me klubin iranian Tractor FC për transferimin e lojtarit.Suksese goalman!”, ka shkruar klubi. Ndërkohë kujtojmë se Sivasspor ishte skuadra që ka këmbëngulur për shërbimet e Lushkjas, por tashmë mbeten "thatë pas vendimit të klubit. 

1 Komente

  1. E
    Eno

    si e djegin veten duke luajtur ne nje vend qe eshte nen sanksionet nderkombetare, vend shume i rrezikshem.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje