Çelsi nxjerr në shitje Brojën, që të financojë merkaton

8 Mars 2024, 17:08Sport TEMA
Çelsi nxjerr në shitje Brojën, që të financojë

Sipas asaj që zbulon “TEAMtalk”, Chelsea synon të largojë tre lojtarë të rritur në sektorin e të rinjve si Conor Gallagher, Trevoh Chalobah dhe Armando Broja.

Megjithatë, përpara se të bëjnë investime të reja në merkato, “blutë” duhet të zvogëlojnë organikën dhe të ulin faturën e pagave me tre të lartpërmendurit, të cilët do të ndihmonin gjithashtu në harmonizimin me rregullat e qëndrueshmërisë financiare së Premier League duke përfaqësuar fitime të rëndësishme kapitale.

“Kushërinjtë” e Tottenhamit janë ende të interesuar për Gallagher, me trajnerin Ange Postecoglu që e konsideron atë një profil ideal për ekipin e tij dhe idenë e tij për lojën. Në janar, disa klube u interesuan për Chalobah, duke përfshirë Roma dhe Napoli në Itali dhe kjo ka gjasa që gjatë verës disa prej tyre të mund të kthehen në pozicionin qendror të mbrojtjes.

Broja, nga ana tjetër, deri më tani nuk ka arritur që të spikasë te Fulham, ku mbërriti në janar si huazim dhe mund të sakrifikohet, që në Londër të vijë një qendërsulmues si Victor Osimhen apo Benjamin Sesko, të cilët kanë qenë në vëmendjen e londinezëve për disa kohë.

3 Komente

  1. t
    tifozi

    Si mundet qe te arrihet ne nje perfundim te tille nga gazetare injorante qe s'e kane haberin se si luhet futboll kur thone: "Broja, nga ana tjetër, deri më tani nuk ka arritur që të spikasë te Fulham, ..."? Si si mundet nje lojtar qe te spikase kur e fusin ne fushe 10-15 minutat e fundit? Edhe ne kete rast, m.gj.s. ka luajtur vetem disa minuta, Broja ka marre notat me te larta nga spacialistet qe bejne vleresimet e lojtareve, duke kaluar edhe vete Nuniz, qe ka luajtur para tij per pjesen me te madhe te cdo ndeshje.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Eshte me mire qe Broja te shkoj me nje ekip te nivelit me te ulet se Chelsea. Eshte me mire te vish ne rritje, se te jesh ne nje klub ku nuk e justifikon formacionin. Broja mund te shkoje ne Itali, Gjermani, aty mund te japi lojen e tij te vertete, te testohet, dhe po pati brum, do e kerkojne ekipet e medha. Per momentin do jete levizje e mire per Brojen.

      Përgjigjjuni
      1. Çim.ça.ko..!

        Ardhmja e Brojës është e ndritur! Brojën e vërtetë do t'a shihni në Evropian! Bota para evropianit punon për t'a penguar djaloshin shqiptarë.Mos e harroni këtë..! Çdokush nga specialistët e futbollit, i njohin aftësitë e Brojës.Pa dyshim është Ronaldo i ardhshëm..! Mos u habisni..,! Tani Broja dhe ardhmja e kombëtares , janë tek mister Silvinjo..! Duroni dhe pak..! Është shumë i shpejtë dhe i fuqishëm,ka karakter të zjarrtë dhe luftarakë..! Suksese Broja!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje