Endri Çekiçi, drejt transferimit në La Liga

28 Janar 2023, 13:45Sport TEMA

Endri Çekiçi, drejt transferimit në La Liga

Mesfushori i Kombëtares, Endri Çekiçi, pritet të bëjë nëj hap të madh në karrierë. 

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, lojtari mund të transferohet në La Liga spanjolle, te skuadra e njohur e Real Sociedad.

Këta të fundit janë në bisedime të avancuara me klubin turk Konyaspor dhe në orët e ardhshme pritet arritja e një marrëveshje.

Ky do ishte një hap i madh në karrierë për Çekiçin, me 26-vjeçarin që do të kishte mundësinë të luante në një nga kampionatet elitare në Europë.

Lini një Përgjigje