Çfarë ka Broja?!

29 Prill 2022, 13:08Sport TEMA

Çfarë ka Broja?!

Nga Altin Sulçe

Çfare ka Broja?! Kjo është pyetja që e dëgjon gjithandej, nga tifozë të ndryshëm, të cilët u dashuruan shumë shpejt me magnetin kuqezi. Aq më tepër kur punon në media të pyesin akoma më shumë, për t’i dhënë një shpjegim, i cili nuk ka thjesht një përgjigjje të vetme.

Fillimisht, duhet theksuar që Broja është në sezonin premierë, në kampionatin e klasifikuar më lart se të tjerët, pra në Premier League dhe kjo padyshim mbart në vetvete shkallën e konsiderueshme të vështirësisë.

Aspekti fizik dhe i ruajtjes së freskisë fizike në vazhdimësi është një element që ndikon së tepërmi në një ligë me intensitet të jashtëzakonshëm, që të lëviz koka si “fshirëse xhamash” edhe kur e sheh ndeshjen në TV. Madje në ishull stërvitjet janë shteruese.

Më tej, klubet angleze kanë kontigjent të madh futbollistësh, pasi Premier League shet më shtrejntë nga të gjithë produktin e të drejtës televizive, dhe rrjedhimisht ka mundësi financiare të investojë në futbollist kualititiv nga i gjithë planeti. Pra konkurrenca është thjesht e frikshme. Duhet medoemos të jesh në 100%, se stoli të kërcënon në çdo kohë.

Broja është ende i ri, është vetëm në të 20-tat e jetës së tij dhe ende nuk është rrahur mirë me erërat dhe shiun anglez. Për të koha ka qenë e mirë, por nuk do të ketë gjithnjë diell, aq më teper në Angli.

Kujtojmë që para 6 muajsh ishte shumë pak i njohur në Britani, tani e njohin të gjithë, falë 6 golave të tij në kampionat dhe golit të shënuar në kupë. Për këtë arsye specialistët në Angli flasin me superlativa për të.

Trajnerët kundërshtarë e studiojnë në video, si luan, si lëviz, si godet dhe më pas paralajmërojnë mbrojtësit e tyre të frenojnë inkursionet dhe të jenë gati për dublazh. Këtu ekuacioni i shënimit të golit vështirësohet, pasi ka disa ndryshore.

Madje fazën e agjërimit, të cilën Broja po e kalon, e kanë jetuar dhe lojtarë të klasit botëror dhe me më eksperiencë se Broja. Dhe momenti jo i sulmuesve është mëse i njohur si fenomen.

Ah…, se nuk përmenda edhe tjetrën. Broja në fund të sezonit përfundon huazimin, dhe në kokën e tij është edhe Chelsea. A nuk nxorri ai në postimin e fundit foton me fanellën blu? Por në horizont ka dalë edhe Manchester United, dhe shumë të tjerë, brenda ishullit, por edhe në kontinent. Mbase të gjitha këto i mendon dhe ngatërrohet. Është i ri dhe ka të drejt të ëndërrojë, dhe këtij djali i dalin ëndrrat.

7 Komente

  1. T
    Tifozi kuq e zi

    Per mendimin tim jan dy gjera kryesore , e para ka zon dashnore , e dyta o futbollin o ramazonin te dyja bashk nuk funksionojn , se te del sezoni futbollistik me nje muaj me pak xhdo vit , e treta , keshtu e kan lojtaret shqiptar po fituan pak fam dhe pak lek , zejn dhe dashnore dhe si ke me per sport , por : Mbrojes nuk ja uroj kte gje se esht vertet talent i lindur, duhet te heci me hapat e kristiano ronaldos kte mendoj un dhe futbollin ta konsideroj gjen me te shenjt , te eleminoj qefet diskotekat dashnoret per nje dhjetvjeçar te bej stervitje pa pushim teknikofizike dhe do behet me i kerkuari ne planet se ka gjerat me magjike qe duhet te ket nje futbollist sot , startin shpejtesin nuhatjen e portes goditje mahnitse dhe gjakftohtesi klasi , vetem po i mori dashnorja dhe qefi ment do digjet perfundimisht , ne te kundert do jet nga me te kerkuarit e planetit , i uroj fat shanc kurajo dhe karier te bukur se esht idhulli im i ekipit ton komtar per momentin, e fundit qe kam , po u trasferuar dhe shkoj tek Napoli ne Itali 1000 perqind karriera mbrojes ndalon ktu , Napoli ekip ordiner ekip xhambazesh , i them Mbrojer : ruaju nga trajneri Reja i komtares or çun esht pazarxhi e sekser lojtaresh , dhe qe te aktivizon pak dhe te vendos ne fush ne vend te pa pershtaçem ta ben me qellim qe te humbasesh pretendimet dhe te perdori si menaxher per nje cop buk , dhitja kti pisi dhe ruaju nga ky njeri .

    Përgjigjjuni

      1. S
        Shakokoqja

        Një porrdhac mendjemadh,të cilit vetëm pas pak kohësh nuk do ja përmend njeri më emrin.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Shpresoj qe te mos dalin fjalet e Edi Rejes, kur tha, Un presuntuoso come lui non si fa mai un calciatore. Urojme te mos ta ndjeke fati i Hysajt apo Strakoshes.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bernd Schuster

            Gjithe lojtaret shqiptare bejne hajer tek ekipet e tipit te Napolit,Udineze,Koln,Besiktas,Malaga etj sepse aq e kane pregatitjen fizike,mendore,psikologjike.Zuk sa do t'a riparosh modifikosh prape Zuk ngelet.Keshtu dhe puna e lojtareve shqiptare jashte.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na myten

              Brojen e fryne ne bythe gazetare si puna juaj e ca specialiste qe s'i marrin per trajner as ekipet e lagjeve. Ia u tha disa here Reja ta lini rehat se eshte i ri dhe duhet te rritet. Nuk eshte gati. Ja qe kishte te drejte plaku i rrjedhur e matuf. Sipas zakonit shqiptar pas nja 2 muajsh do filloni ta shani me ca i ze pragu i shtepise.

              Përgjigjjuni
              1. W
                WTF was that?

                E para ka zbuluar ..idhin e dyta ne premier league e marrin seriozisht dhe e mbulojne fort .Kur iu theshte Reja qe ka pare talente me tepr se shqipot kane qime leshi :prisni se ka dava Janina shqipot qe i dine te gjitha i lehnin ne turme . Lojtar i mire eshte po jo aq sa po e ekzaltojne .lereni te luaje e trainerin e kokbetares te beje punen e tij pa presion .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje