
Pas lajmit nga Anglia se Manchester United ka zyrtarizuar ofertën prej 100 milionë eurosh për Victor Osimhen, vjen zbulimi i bujshëm nga Italia. De Lauretiis, presidenti i Napolit duket i joshur nga shuma e madhe dhe është gati të mbyllë marrëveshjen.
Dje u takua me sulmuesin dhe agjentin e tij për të diskutuar mbi këtë ofertë startosferike. Paralelisht, sikurse bën me dije “Gazzetta dello Sport”, klubi blu ka gati edhe emrin e zëvendësuesit të Osimhen.
Dhe bëhet fjalë për yllin shqiptar të Premier League, pronë e Chelsea, Armando Broja. Sulmuesi i ri kuqezi ka spikatur këtë sezon te Southampton, ku ndodhet i huazuar, ndaj ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme europiane.
Me sponsorizimin edhe të Edy Reja, ish-trajnerit të Napolit, sytë e presidentit De Laurentiis janë kthyer nga 20-vjeçari shqiptar. Madje, në listën e dëshirave të merkatos së kësaj vere ndodhet edhe mesfushori i kombëtares sonë kuqezi, Asllani, aktualisht pjesë e Empolit në Serie A.
Prestigjiozja sportive italiane e konsideron Brojën si “Bobo Vierin e ri”: “Napoli identifikon sulmuesin e Chelsea si zëvendësues për Victor Osimhen, të lidhur me klubet angleze. De Laurentiis do të kërkojë ta shesë Victor Osimhen për një tarifë transferimi prej rreth 100 milionë euro, me Manchester United dhe Arsenalin që shfaqen favoritë për ta blerë sulmuesin nigerian.
Napoli ka identifikuar Armando Broja si zëvendësues për bomberin 23-vjeçar. Broja, aktualisht i huazuar te Southampton nga Chelsea, ka treguar disa momente të shkëlqyera, pasi ka shënuar 6 gola nga 29 paraqitje të Premier League, këtë sezon.
20-vjeçari konsiderohet si një opsion perfekt për të zëvendësuar Osimhen, me këtë të fundit që synon të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm”.
Non solo Kvaratskhelia: da Broja a Asslani, ecco nomi e strategie per il #Napoli del futuro https://t.co/GdaEzI7eVn
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 28, 2022
E shitët tek Napoli sot? Latë nam. Është ekipi i 15 që e shisni brenda dy javësh. Byroja në Angli cilësohet lojtar nën mesatare. 30 ndeshje 6 gola dhe vetëm 1 pasim për gol. Ka 10 ndeshje që nuk e njeh portën. Bile dy ndeshjet e fundit nuk bëri asnjë gjuajtje drejt portës. Një dështim. Dhe nuk është më 20 vjeç, por 21. Si të gjithë shqiptarët. Ju rritet hunda. Shih Strakoshën, pa ekip vitin që vjen, askush s'e do. Hysaj gjithashtu. Nuk e do as Vllaznia. Shpresojmë që Asllani të mos i ngjaj këtyre. Dhe jeni ju gazetarët që ndikoni në dështimin e tyre.
E drejt ,,kete desha me thene edhe une...
Keshtu e kemi ne,fryemi ne fillim pastaj na bien pendet.