Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët 'masakrojnë' Federatën në komente

3 Qershor 2025, 11:45Sport TEMA
Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë), tifozët e Kombëtares po hasin vështirësi për t'u pajisur me një të tillë.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi se procesi i përzgjedhjes elektronike do shtyhet deri më 4 qershor (duhet të mbyllej më 2 qershor) për shkak të 'mbingarkesës së sistemit dhe transparencës'. Por, kjo praktikë e re e FSHF-së për të pajisur tifozët me bileta duket një dështim dhe këtë e tregojnë edhe komentet e shumta në faqen zyrtare të Federatës në kanalet e komunikimit.

Me shumë pak ditë në dispozicon, tifozët që vijnë nga larg nuk mund të përshtasin oraret, fluturimet apo lejet, teksa nuk e dinë ende nëse kanë një biletë.

Si të mos mjaftonin këto "çudira" dhe farsa e biletave, Tifozët Kuq e Zi, grupimi më i vjetër dhe besnik i Kombëtares nuk do jenë në stadium për shkak të përplasjes me FSHF-në, pasi organizimi i futbollit nuk siguron më bileta për grupimin TKZ. Kjo, pasi këtë të fundit dolën kundër FSHF-së për bashkorganizimin e Europianit U-21 me Serbinë në vitin 2027.

ÇUDIA' E FSHF-së ME BILETAT

Ndryshe nga herët e tjera, FSHF për ndeshjen kundër Serbisë si fillim hapi procesin e aplikimit për bileta dhe më pas do kishte "një përzgjedhje rastësore automatike". Kjo mënyrë duket se ka sjellë kaos për biletat dhe Federata e ka shtyrë me dy ditë procesin e shortit elektronik.

Kujtojmë se organi i futbollit konfirmoi se për sfidën kundër Serbisë e cila luhet më 7 qershor në "Arenën Kombëtare", ishin më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta, ndërsa stadiumi ka 22 mijë ulëse në total.

5 Komente

  1. K
    KOntabilisti

    hahahah cfare gallate me matrapazin e shijakut. Ai e ka ne gjak matrapazllekun. E si te mos perfitoje ai nga nje uri e tille maramendese per bileta.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Mos na hapni barkun me kete ndeshje sepse po i bini perdite fyellit ne nje brime. Ata qe po bejne kete zhurme kaq te madhe jane te gjithe kosovare. Ne shqiptareve nuk na intereson kjo ndeshje fare. Ne kete ekip luajne shumica kosovare qe e ben nje ekip jo perfaqesues te Shqiperise. Fundja ndeshje futbolli eshte dhe jo lufte me shpata, o kosovare neandertale! Ku i gjeni keta gazetare kosovare qe shkruajne perdite per kete teme? Perse i nxisni zjarret aty ku nuk ka gje? Cili perfiton nga kjo "urrejtje" e kosovareve trima te internetit kunder Serbise?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deti

        Kritiku, komplimentw per drejtshkrimin shqip sepse vertete eshte per tu cmuar se si ka mesuar te shkruaj shqip nje shkja sikur ti. Tjerat sharjet tuaja jane te kuptueehme, cdo shkja kete do: te provoj percarje mes shqiptarve. Qendro ne deshprimin tende o shkja mjeran.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Has, Shqiperi

          Kritiku, shkja i shkines. Ne nga Luma e Shqiperise nuk harrojmw.krimet monstruoze te gjakarve shkije. Shkijet sikur ti duhet te shkojne e te komentojne atje ne mediat e shkijeve.

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qazim bej Mulletja

          Per sa kohe e ka lidh gamorin aty ky duhet, shijaksi se rruan fare per komentet e tifozave

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje