Armando Broja duket i mallkuar! Sulmuesi shqiptar po kalon shumë peripeci që në fazat e hershme të karrierës së tij, duke mos e lënë që të shpalos të gjithë potencialin.
Pas disa dëmtime radhazi, Broja u rikthye në një super formë te Evertoni. Padyshim që ndeshja më e bukur u realizuar kundër yjeve të Manchester City, atje ku sulmuesi shqiptar u kthye fjalë e parë për mënyrën sesi turpëroi Foden dhe disa lojtarë të tjerë të klubit anglez.
Ndërkohë e nisi sërish si titullar, për herën e dytë radhazi, kundër Bornemouth. Në minutën e 18 të ndeshjes, Broja mori topin në krahë dhe kërkoi të godiste topin për të gjetur rrjetën. Shqiptari nuk i bëri mirë llogaritë dhe goditja e tij me forcën e madhe shkoi më shumë në tokë sesa te topi. Për shkak të kësaj, Broja u shtri në fushë dhe ndieu dhimbje.
Më pas mjekët ndërhynë menjëherë dhe për tre minuta, shqiptari mori ndihmën e tyre në fushën e blertë. Për fat të mirë, sulmuesi u ringrit dhe vazhdoi lojën, por dukej se po ndiente shumë shqetësime fizike.
Pavarësisht se qëndroi edhe për 10 minuta të tjera në fushë, po shmangte çdo duel dhe kontakt fizik me kundërshtarin, duke kërkuar që të përmirësohet dhe më pas të riniste lojën normalisht.
Por në minutën e 32, Broja u shtri sërish në tokë. Këtë herë sulmuesi i tregoi mjekëve se kishte shumë dhimbje në shpinë dhe se duhej të dilte nga fusha pasi nuk mund ta vazhdonte më ndeshjen. Një goditje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për karrierën e këtij lojtari.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit dhe sesa Broja mund të qëndrojë jashtë fushës së blertë, por i ardhur nga disa dëmtime të rënda, çdo lëndim i tij shkakton frikë dhe panik. Nëse do të mbyllte sezonin sërish, do të ishte shumë për karrierën e tij. Një tjetër diskutim që mund të shtrohet është nëse në këtë rast ndikon vetëm fati i keq apo Armando Broja duhet të ndryshojë diçka në fizikun e tij për shkak të këtyre dëmtimeve kaq të shpeshta.
Kete "super formen" nuk e di ku e ka pare ky gazetari. Sipas Optes performanca e Brojes eshte poshte mesatares e lojtareve te tjere te Evertonit
Pse qenka goditje e madhe për Shqipërinë? Broja nuk është pjesë e kombëtares tonë. Për Koplikun, nga ka prejardhjen, po. Është humbje e madhe... .
Nuk po e kuptoj fjaline:-C'fare duhet te ndryshoje ne fizikun e tij Broja????
Duhet te bjere ne peshe. Specialistet thone qe per moshen qe ka duhet te jete shume me i lehte. Vertete masa muskulore te jep fuqi, por mbingarkon ligamentet dhe nyjet e eshtrave.
Nuk është fat i keq, jo. Kaq tru ka. Nuk i punon oksipitali. Ka qenë edhe nje angleze si puna e ketij tonit. Po e mbani mend Jack Wilshire. Demtohej çdo tre ndeshje, sepse nuk dinte si të bënte nderhyrjet tek kundershtari. Ne vend që të kapte kundershtarin, demtohej vetë. Edhe Broja. Kalë karroce. Terheq mire, si kalë, por kaq. Mbase ze mend dhe meson. Urojme te zeje mend, per kombetaren tonë. Edhe per vete.