Fidel Ylli: Krijojmë elitën e ardhshme të sportit elitar në basketboll dhe volejboll

10 Dhjetor 2022, 12:51Sport TEMA

Fidel Ylli: Krijojmë elitën e ardhshme të sportit elitar në

Në stadiumin “Air Albania” u zhvillua sot ceremonia e Hapjes të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Ky projekt përfshin 10.000 të rinj të ekipeve sportive në volejboll dhe basketboll nga 61 qytete të Shqipërisë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli në fjalën e tij u shpreh se, ky është një projekt që do të krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar në basketboll dhe volejboll.

“Ne mendojmë se me këtë projekt të ekipeve sportive në shkolla ne do të gjallërojmë të gjitha bashkitë e vendit me jetën sportive”, tha Ylli.

“Është një projekt që do t’i vijë në ndihmë të gjitha familjeve shqiptarë që nuk do të paguajnë asnjë lek për të vajtur për të blerë, atletet, uniformat, çantat e gjithçka. Këto janë të paguara nga qeveria shqiptare që i ka dhënë këtë projekt KOKSH”, theksoi Ylli.

Ylli u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive që të mbështesin këtë projekt dhe sportin në përgjithësi.

Ylli falënderoi kryeministrin Edi Rama, qeverinë shqiptare dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për mbështetjen ndaj këtij projekti.

2 Komente

  1. m
    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

    seshte te materialet puna fidel jo, puna eshte ca strategjie keni ju per mentalitetin ne sport dhe strategjite? si i keni ndare buxhetet? te shohim po besoj do jete ndonje nga megatenderat e rradhes....doni te formoni elite, merrni grupe trajnuesish amerikane dhe europiane te trajnojne mentalitetin per 5 deri ne 10 vitet e ardhshme e te shkojme pas me te tjere pas tyre,shkeputuni nga revolucionet, formoni dhe behuni nismetare te proceseve evolutive .... ska ngelur njeri te atletet e cantat

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Hahah sa viza i ke fut Fidelo?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje