Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente të ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.
FSHF bën me dije se do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore.
Federata u bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj.
Po ashtu, FSHF kerkon bashkëpunim të plotë nga institucionet e rendit për të siguruar që çdo sfidë të jetë një festë futbolli.
Mund te na publikoni nga cili shtet jane ata tifoze qe sabotojne FSHF me thirrje te ndaluara? Qe shajne Duken dhe Ramen ne kort kur ka gra e femije ne stadium? Statistikat s i bejne dem njeriu.
Edhe me Letonine do bejne skandale? Po me uren (Letonine) ç'paten?
Eshte nje shtet Ballkanik qe ka super urrejtje per Shqiperine. Vijne ne stadjumet tona si te dale nga pyllu ku e ku te prishin pune