
Në Brazil ka bërë shumë bujë mungesa e ish-sulmuesit Rivaldo në ceremoninë mortore ndaj Pelè. Ish-lojtari i Milan e Barcelona ka justifikuar mungesën e tij, duke thënë se nuk ishte në Brazil. Gjithsesi, ai nuk do të shkonte në funeralin e Pelè.
“Edhe sikur të isha në Brazil, nuk e di nëse do të kisha shkuar në funeral apo në ceremoninë mortore që u organizua. Nuk më pëlqen të bëj homazhe në ato momente dhe nuk jam kundr atyre që e bëjnë këtë gjë”, tha Rivaldo.
“E kam takuar Pelè disa herë, kemi qenë bashkë e kam patur mundësi që ta nderoj kur ishte ende gjallë. I kam treguar dashurinë tim. Nderimi më i madh që i bëhet një njeriu është ai që bëhet sa është gjallë, ndaj e kam ndërgjegjen e pastër”, tha Rivaldo në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje