Një prapaskenë interesante është publikuar në mediat ruse ditën e djeshme në lidhje me Mirlind Dakun. Sipas asaj që shkruan “SE”, dy klube të elitës ruse kanë pasur mundësinë të blejnë sulmuesin e Kombëtares, por në të dyja rastet, ato kanë vendosur të refuzojnë afrimin e tij.
Bëhet fjalë për Zenitin dhe Spartakun e Moskës, këtyre të fundit Daku u shënoi dy gola para 3 ditësh. Të dyja klubet e konsideruan transferimin e Dakut jo të qëndrueshëm nga ana politike. Kjo për shkak se 27-vjeçari është bërë protagonist më herët për thirrje antisportive gjatë Kampionatit Europian në Gjermani pas ndeshjes me Kroacinë, duke u dënuar edhe dy ndeshje.
Ndërkohë, një arsye më shumë që Daku të mos blihet nga Zeniti, klubi që ka qenë edhe më pranë, ishte sepse ekipi drejtohet nga serbi Dejan Stankoviç dhe kjo mund të linte vend për përplasje. Megjithatë, futbollisti ka kontratë deri në vitin 2026 me Rubin Kazanin, ndërsa këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
TRAJNERI- Ndërkohë, pas ndeshjes së fundit, trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, është pyetur në lidhje me Dakun se nëse ai është sulmuesi më i mirë në kampionatin rus: “Ai është në një ekip në mes të tabelës dhe po luan futboll të mirë.
Të shohim se çfarë mund të bëjë në vijim”, thotë trajneri nga Taxhikistani. Më tej ai thotë se klubi ka në plan që ta shesë shqiptarin në merkaton e verës: “Vera që vjen, është koha më e mirë që Rubin të shesë Dakun. Do ta çojmë në merkato”, përfundon ai.
KARTONI- Në Rusi kanë nisur një hetim në lidhje me kartonin e kuq të marrë nga Mirlind Daku në ndeshjen e fundit dhe sulmuesi rrezikon edhe një dënim shtesë. Por, nga ana tjetër, kartoni i kuq ia sjell sulmuesin në Shqipëri Silvinjos shumë më shpejt se sa mendohej. Nëse Daku nuk do të ishte ndëshkuar me të kuq, ai do të luante të dielën e ardhshme ndeshjen e radhës me Rubin Kazan në kampionatin rus.
Dhe në atë eventualitet, ai do të mbërrinte në Shqipëri të martën në darkë në rastin më të mirë të mundshëm për shkak të itinerarit të udhëtimit, duke humbur stërvitje të rëndësishme para duelit me Anglinë. Me këtë karton të kuq, udhëtimi i futbollistit mund të spostohet dhe të bëhet e mundur që Daku të vijë në Shqipëri që në ditën e parë të grumbullimit, duke lumturuar jo pak Silvinjon, sidomos në këtë periudhë kur alternativat në sulm janë me pikatore, për shkak të problemeve fizike të lojtarëve të ndryshëm të këtij reparti.
Po me ato qe ben ai edhe ne duhet ta refuzojme. Ne rregull, vendet ballkanike kane marredhenie problematike, por futbolli eshte qe te bashkoj. C pune ka ai budallai, shan me megafon.
Boll ti mut , legen , na tregon prrralla
Ore po qenke kar fare? Po lere tjetrin ka opinionin e vet cfare mutin ke qe nderhyn idiot. Medemek patriot I flakte dhe nuk duron te te shajne ajken e patriotizmit se ti te degdis. Ti je nga ata tipa qe kur fillon lufta nga te paret tek prima e miut pesqind groshe. Daku mund te jete futbollist I mire por eshte trap dhe ajo qe beri me megafonin e vertetoj qarte se eshte I lehte menderisht prandaj mos ha shume mut.
Aman o vella keshtu eshte degdisur niveli i internetit shqiptar. Me vjen mire qe del ndonje here pas here qe kupton.
Mirlindi meriton rrespektin e gjithe shqiptareve te vertet. Zoti do ta bej mbare Dak Shqiptari ,eshte koha jote
Dak Shqipkari meriton respektin e Shqipkareve. Sepse njerezit normal ne Shqiperi i bejne mutin ketij