Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë

12 Mars 2025, 10:25Sport TEMA
Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet

Etnik Brruti, mesfushori i Malishevës në Superligën e Kosovës zgjodhi të luante për Shqipërinë, duke lënë Kosovën U-21 paçka se mbante shiritin e kapitenit. Djaloshi 21-vjeçar pati shumë kritika në Kosovë për këtë vendim, ndërsa për herë të parë për këtë çështje foli edhe Armand Duka.

Kreu i FSHF-së tha se dera e Kombëtares është e hapur për këdo që e ndjen veten shqiptar. Ai shtoi se kanë aplikuar edhe për vizën angleze, që do të thotë se Sylvinho e dëshiron gati mesfushorin për dy ndeshjet e marsit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Më 21 mars Kombëtarja luan kundër Anglisë në Londër, teksa tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin skuadra e Andorrës. Sfidat vlejnë për Grupin K kualifikues.

"Kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria (rasti i Brrutit) - Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh.

A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne.

Marrëdhënia me FFK? - Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Europës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore.

Etnik Brruti – Në këndvështrimin sportiv, të gjithë ata që janë mbështetës të përfaqësueses së Kosovës mund të kenë një lloj të drejte, nëse futbollisti është një talent që mund të kishte kontribuar për ekipin që ata mbështesin. Në këtë këndvështrim kanë të drejtë. Në këndvështrimet e tjera nuk kanë të drejtë, sepse kushdo vendos vetë për veten. Nuk kemi pse mërzitemi, ne jemi bërë krenarë që Xhaka luan me Zvicrën, tani mërzitemi se pse Brruti luan me Shqipërinë. Brruti e ka marrë pasaportën dhe kemi aplikuar dhe për vizën angleze dhe uroj ta kemi në kohë.

Reagimi i trajnerit të U-21 të Kosovës - Nuk besoj se ka futbollistë që e kanë ëndërr të shkojnë në Rusi, po pa dyshim që nuk mund ta refuzojë një klub rus. Futbollistët kanë ëndërr të shkojnë në perëndim, në Angli, Gjermani, Itali, Spanjë, Spanjë. Por nëse karriera i çon në Rusi, mund të luajnë dhe aty. Nuk është ai qëllimi, qëllimi i djalit është që i ka pëlqyer të luajë me Shqipërinë. Ka dhe një shans të madh, ne do jemi pjesë e Kampionatit Europian U-21 2027.

Nëse vazhdon karrierën mirë, do të luajë në finalet e këtij kampionati, në karrierë nuk të jepet shumë mundësia kur luan me ekipe relativisht të mesme apo të vogla. Çfarë i ofron Brruti Silvinjos? Teknikisht nuk e njoh, vendosin trajnerët, drejtori teknik i FSHF-së. Nuk e kam parë ndonjëherë. Nuk kam formimin e duhur për ta njohur teknikisht", tha Duka për RTSH.

9 Komente

  1. K
    Kosova eshte krahine e banuar me 95 % shqiptar

    Eshte nje proverbe ne juge te Shqiperise : Nga inati sime vjehre shkoje e fle me mullixhine....... Te behesh krenar qe Sharqiri dhe Xhaka luanne me Zvicren qe asnje Zvicerian nuk i pranone per bashkombas dhe te sulmoshe dike qe perfaqesone vendin e vehte duhet te keshe problème psiqike ose je ne sherbime te nje axhendes spiunazhi

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makbethi

      Vëllezër! dhe ti vëlla. Dardania nuk ë krahinë, qart. êshtë pjesë e territorit tërësor Shqipëri. Sa për Toerivolat dhe bolat, nuk kemi se pse pordhim, lere më të flasim me seriozitet. Shifni surratin e Toeravolit, "imazh" degjeneriku. Bazuar në fondin e fjalëve me të cilat ka kapacitet të shërbehet, i bie një majmun i stërvitur në llafoligji. Edukata, t´i themi edukatë, është tipike coroditëse titiste, sipas tij, ani se e mba në trajtë latence. Dardania pjsë e ARBËNISË ILIRE. Kemi dy skuadra - njëra përfaqëson Dardaninë shqiptare dhe tjetra Kombëtaren SHqiptare. I pacim përgjithmonëdhe na gëzofshin sa më shumë!.

      Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Nuk me shqeteson shume se kush futbollist do luaj me Kosoven apo me Shqiperine por tendenca ne Kosove per krijimin e nje kombi "Kosovar". Ne Kosove le te bejne nje referendum dhe te saktesojne se ke duan per komb shqiptarin apo kosovarin une do respektoj vendimin e referendumit.

      Përgjigjjuni
      1. M
        MACBETH

        MBI 90 % SHQIPTAR, pjesa e agjenturës serbe, me në krye teveqelin KRIEKAR i AKAD së SHKENCURINAVE, promovojnë kombinatin kosovor dhe gjhën kosovore, dicka në stilin e TV shtetëror të DSUEDISÊ, që shqiparët e Dardanisë i emërtojnë KOSOVAN dhe gjuha imagjinare KOSOVANSKA. Punë përbindëshash!

        Përgjigjjuni
      2. f
        fredi

        O koqevar me siguri po të luante me Serbinë ju nuk do të reagoni,kaq atdhetarë jeni....

        Përgjigjjuni
        1. E
          Etntiku Nga Brruti i Hasit, Shqiptar

          Nexhmedim Pordhaliu, i nipi i kriminelit pronazist, ish kryeministrit kolaboracionist, Xhafer Deva, ideator i “kombit kosovar” quan tradhëti aktin e djaloshit Etnik Brruti, marrjen e padaportës shqiptare dhe kalimin e tij, si pjesë e Ekipit Kombëtar Shqiptar. Urrejtja e Nexh- ibullahit fonfamentalisto- nazisto- sërb, ndaj Shqipërisë shtetërore buron mga raportet që krijoi shteti komunist me krimimelin Xhafer Deva. Ky takëm, dhe disa nexhibullahë toksikë po përpiqen që me opinionet e tyre të fusin frymën e përçarjes mes shqiptarëve në dy anët e Drinit.

          Përgjigjjuni
          1. L
            LABI

            Te dashur shqipo prej Kosovo.U harrua mikepritja e periudhes se luftes. Tashti te dashurit kosovare kane filluar te thojne ne kemi artistet me te mire se Shqiperia:Rita Ora,DuaLipa etj,ne kemi sportistet me te mire Xhaka,Shaqiri etj . Jeni mosmirenjohes

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mkbeti

              Ua rruafsh bythën kosovarëve - luana të shqiptarizmit. Diku ndonjë promil Taratorviolësh hanë halerat e haleve.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pollogu

              LABI, ia fut si pela kaut, Ndihma, zgjatja e dorës, dhimbja vëllazërore do mbeten një pjesë e LAVDISÊ së PËRJETSHME MADHËSHTORE; një dëshmi e shpirtit të madh shqiptar, pa të dytin shembull në botë. E Përketshme Shqipëria cep më cep!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje