Tema e shumë diskutuar e këtyre ditëve te Kombëtarja është Etnik Brruti. Ky futbollist është pjesë e Malishevës dhe papritur është kthyer në fjalën e parë në të gjitha mediat shqiptare. Kjo për shkak se ky lojtar zgjodhi që t’i bashkohej Shqipërisë dhe u ftua nga Silvinjo për ndeshjet e marsit. Pra mesfushori i Malishevës do të luajë në dy takimet tona të marsit, ku kryefjala është padyshim ajo përballje kundër Anglisë.
Gazetari Arlind Sadiku ka treguar lajmin ekskluziv se Brruti është pajisur së fundmi zyrtarisht me pasaportën shqiptare. Pra tani nuk ka më asnjë pengesë për këtë lojtar te Shqipëria dhe pjesëmarrja e tij në listën që me gjasë do të publikohet ditën e premte, duket një çështje e mbyllur.
Por ky kalim i këtij lojtari ka ngjallur shumë diskutime kryesisht në Kosovë. Kjo për shkakun se Brruti ndodhej me shirit kapiteni te U-21 dhe tani do të jetë pjesë e Shqipërisë. Një diskutim që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe është kthyer në një skandal të vërtetë pasi Brruti po quhet një tradhtar në Kosovë.
Sigurisht që një kalim i tillë nuk mund t’i kënaqë ambientin sportiv në Kosovë dhe kryesisht trajnerët e grupmoshave të dardanëve, që investojnë për këta lojtarë dhe në fund bëhen pjesë e Shqipërisë. Deri këtu është gjithçka e drejtë dhe logjike, por ajo që nuk mund të pranohet është cilësimi si tradhtar për këtë futbollist kur në fund të fundit, nuk ka zgjedhur as Belgjikën dhe as Zvicrën, por ka zgjedhur Shqipërinë. Për fat të keq, këto zëra janë shtuar shumë së fundmi dhe nuk janë të pakët.
Është e papranueshme që lojtarët të kenë një presion të tillë kur zgjedhin që të kalojnë nga Shqipëria te Kosova apo nga Kosova te Shqipëria. E gjitha kjo situatë e ndërlikuar ka detyruar edhe babain e Etnik Brrutit, Besnik Brruti, që doli me një deklaratë zyrtare në Facebook, atje ku shkruan:
Tradhëtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhëti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë.
Kjo nuk është tradhëti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar. Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare. Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”, ka shkruar Besnik Brruti.
I jati ketij Djalit Tradhetar,ka Kuftuar me Arme ne dore per Lirine e Dardanise,dhe quhen Tradhetare,kurse Toverlani qe Rri Tape gjithe diten neper Klubet e Kosoves,na qenka Patriot?Hajde Popull Legen Hajde:E njejta gje ndodh ne Politike:U CK qe luftoi per Lirine eshte ne Hage,kurse Al binrat qe nuk kane shkrepur Kurre nje Arme,jane ne Pushtet.Keta quhen Tradhetare,or Debil Toverlani.
Ky djali luan per kombin shqiptar morrat i thon tradhtar i kosoves , kjo esht komplet qesharake , rrespekte djalosh tek shqiperia perfaqson kombin tend tek kosova krahinen e kosoves , mos degjo ca antishqiptar inatçor hec perpara , zoti te dhont forc kurajo te hecesh perpara ne futboll , me ty esht e ter shqiptaria qe e quajn veten shqiptar , rrespekte .
Te bashkuar ,te Fort,te Sigurt,te pathyeshem , Fitimtare nen nji Flamur ***** KUQ E ZI ***** Shume suksese Etnik Shqiptari
Bahh,disa te Kosoves tregone qe Urrejne Shqiperine.Nuk e kuptoj bga vjen kjo Urretje per Shqiperine,por ti thuash Tradhtar nje Djaloshi vetem 21 vjec,nuk e kuptoj me.I jati ketij djali ka Luftu duke derdh gjak per Flamurin Kuq e Zi,dhe del nje Pijanec si Toverlani,dhe i quan Tradhtare.Mos o Zit ku po shkojme si Popull.Nje sqarim:Ku eshte ndryshimi kur nje Shqiptar i Italise,Greqise,Malit te Zi,Maqedonise,Zvicres apo Gjermanise vjen etk Shqipnia,dhe asnje Shtet bga keto nuk e quajne Futbollistet Tradhtar,kurse keto te Kosoves thone direkt Tradhtar kur vjen tek Shqipnia.Po kur keto te Kosoves kane marre mbi 20 Djem te lindur dhe rritur ne Zvicer,qe kane kuajtur nga U 15 deri ne U 21 me Zvicren,ku shteti Zvicerian ka Harxhuar Miljona $ per ti Rritur ne Futboll,dhe Kosova ja merr sepse Prinderit jane nga Kosova,por Zvicra nuk i quan Tradhtare keto djem qe erdhen tek Kosova.Ku eshte ndryshimi or ju te Kosoves,a ka mundesi ndonjeri ku eshte ndyshimi?
Suksese vella , mos u mer me njerez tribal qe kane nderuar flamure hymne, se fjalen tradhetar e kane sikur thone Zdravo..... Tradheti eshte ndryshimi flamurit ku djemte e UCK u betuan para flamurit dhe vdiqen per flamure . Nje pyetje nese djemve te UCK do ti thuhesh qe do ndryshoje flamure a do vinte njeri per te dhene jeten ?......... Tradheti eshte te pengoshe dike per te perfaqsuar atdheun e vehte ....
Tragji-komike te perfaqesoshe Zvicren eshte ndere e rrespekt te perfaqesoshe Shqiperine tradheti , nuk e di e nuk besoje qe eshte dikush munde ti kuptoje keta pisanjoze , te perfaqesoshe vendin tende eshte tradheti e te perfaqesoshe Angline eshte nder
Nexhmedim Pordhaliu, i nipi i kriminelit pronazist, ish kryeministrit kolaboracionist, Xhafer Deva, ideator i “kombit kosovar” quan tradhëti aktin e djaloshit Etnik Brruti, marrjen e padaportës shqiptare dhe kalimin e tij, si pjesë e Ekipit Kombëtar Shqiptar. Urrejtja e Nexh- ibullahit fonfamentalisto- nazisto- sërb, ndaj Shqipërisë shtetërore buron mga raportet që krijoi shteti komunist me krimimelin Xhafer Deva. Ky takëm, dhe disa nexhibullahë toksikë po përpiqen që me opinionet e tyre të fusin frymën e përçarjes mes shqiptarëve në dy anët e Drinit.
Nejse gjithe kjo kakofoni per nje lojtar qe do te jete I grumbulluar me kombetaren tone por jo se do te luaj. Ai nuk do beje dallimin prandaj nuk e kuptoje histerizmin e Toverlan koqes pasi dhe here tjeter ka shprehur pakenaqesi dhe nenvleftesim per trajneret e Shqiperise ne kampionatin kosovar medemek te paafte. Ky nga fytyra me duket si personazh I filmave sllav kur shikonim vetem Beogradin ne televizion,floket qendrimi pamja jane tipike dhe artikulimi I nje shqipeje te sforcuar.