“E rëndë ta quani tradhtar, i kishit aty edhe Dakun e Hoxhën”, menaxheri i Brrutit: Krenari që zgjodhi Shqipërinë, do të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës

10 Mars 2025, 09:48Sport TEMA
“E rëndë ta quani tradhtar, i kishit aty edhe Dakun e

Etnik Brruti ditët e fundit ka përfunduar në qendër të diskutimeve, pasi vendimi i tij për të “braktisur” përfaqesuesen e Kosovës për të përfaqësuar Shqipërinë ka shkaktuar shumë bujë. Në Kosovë janë mjaft të irrituar, madje e quajnë edhe “tradhtar” për shkak të zgjedhjes së tij.

Në lidhje me këtë situatë ka folur menaxheri i futbollistit të Malishëves. Eros Grezda ka theksuar se është shumë e vërtetë që Brruti do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe është gjithçka çështje ditës për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.

Ndër të tjera ish-futbollisti i Kombëtares ka theksuar se 21-vjeçari madje mund të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

“Po, është e vërtetë, kemi rënë dakord me FSHF, çështje ditësh që ai të pajiset me pasaportë. Ai do të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Unë i kuptoj zërat që janë bë, por s’e kuptoj që e quajnë tradhtarë. Gjithsesi unë do të thoja që për Brrutin është privilegj të luajë tek Shqipëria, është pagjumësi e FFK-së që s’e kanë ftu ma herët.

Këto janë akuza të rënda nga njerëz me autoritet, s’mund t’i thuash i pabesë. E kishim aty Mirlind Dakun e Arbër Hoxhën, e kur po shkojnë tek Shqipëria janë tradhtarë”, ka theksuar Grezda për “Sports Show”.

2 Komente

  1. p
    politika dhe sporti

    Të zgjedhësh Ekipin e Kombëtares dhe largohesh nga një përfaqsuese nuk është tradhti por patriotizëm sepse ndalet të ekipi përfaqëson son kombin dhe një pjesë të tij. Kosova dhe Shqipëria duhet ta kenë një kombëtare por pasi kjo nuk po bëhet atëher ekipi i Kosovës është përfaqsuese e sja.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moisi nga Dibra Skënderbejane

      Etnik Brruti. Lexojeni dhe kuptojeni drejt këtë emër, ju patriotët e pas pilafit. Mbiemri “Brruti” tregon origjinën nga fshati Brrut i Hasit në Shqipëri, tashmë fshat i përmbytur nga Liqeni i Fierzës. Ndërsa për emrin “Etnik”, besoj se nuk ka nevojë për sqarim. Djaloshi me etni shqiptare, me mbiemrin e fshatit nga e ka origjinën, ka zgjedhur të përfawësojë ngjyrat e flamurit, që identifikon shqiptarët kudo ndodhen, edhe vëllezerit e një gjaku në Kosovë. Zotërinj, ekipi shqiptar i futbollit që stëvitet eshtë ekipi kombëtar i futbollit, ndersa Kosova Dardane, hëpërhë, la thjesht një përfaqësuese shtetërore futbolli.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje