Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në kampionatin e kategorisë së dytë angleze të futbollit, ku sot ka shënuar golin e tij të 12 të sezonit, i cili është padyshim më i miri i karrierës për anësorin e sulmit.
Futbollisti i cili pritet të jetë pjesë e listës së trajnerit Silvinjo për ndeshjet e muajit mars, sot ka shënuar golin e 12-të sezonal në ndeshjen që Bristol luante ndaj Hall Siti. Në pjesën e dytë të takimit, Mehmeti ia doli të shënonte me një penallti, duke e transformuar atë me qetësi për të barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.
Lojtari shqiptar është kthyer ndër emrat më të rëndësishëm të Bristolit dhe Championship, teksa për të së fundi kanë shfaqur interes edhe klube të rëndësishme të cilat synojnë të bëhen pjesë e Premier Ligës.
Goli i shenuar nga Anis Mehmeti - VIDEO
Ky esht lojtar shum i mire , por Sylvinio nuk e therret kete se Ky nuk esht nga Kosova . Se Kombetarja jone esht kthyer ne kish per plehrat e Kosoves. SPAK duhet oatjeter ta hetoje kete trajner qelbesire se Ky sic duket merr leke nga kosovaret per ti futur ne Kombetare. Ndaj SPAK ti sekuestroje telefonin ketij trajneri halabak
O kari merr nje ilac te qetesohesh se te eshte bere Sylvinjo fiksim.
Psikopat