Manaj humbi ndjenjat dhe u largua me ambulancë nga fusha, Sivaspori reagon për gjendjen e lojtarit të Kombëtares

9 Mars 2025, 13:23Sport TEMA
Manaj humbi ndjenjat dhe u largua me ambulancë nga fusha, Sivaspori reagon

Rei Manaj u largua nga fusha në minutën e 9-të gjatë ndeshjes Sivaspor-Goztepe.

Ai humbi ndenjat pas përplasjes me një futbollist dhe u largua me ambulancë. Ndërkohë klubi ka reaguar duke zbuluar gjendjen e sulmuesit të Kombëtares.

“Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm.Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rei Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

1 Komente

  1. P
    Per korrektese

    Si është ajo shprehja? "Turqi hesapi". E kane demtuar nga inati i atij incidentit me turkun

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje